“Mos u afroni”, bariu kërcënon turistët në Bjeshkët e Nemuna pranë ‘Liqenit të Zemrës’
Një bari është dëgjuar t’i kërcënojë me prerje fyti disa turistë në Bjeshkët e Nemuna, ndërsa i ka urdheruar të kthehen. Në një video të publikuar nga Indeksonline, bariu dëgjohet duke u bërtitur turistëve. “Hec kthehu. Hup, baju mos t’i shoh sytë këtu”, u thotë ai. Videoja raportohet se është bërë pranë ‘Liqenit të Zemrës”’.