IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Nicole Scherzinger mahnit me fleksibilitetin, bën spagatën në aeroplanin privat

Nicole Scherzinger ka festuar përfundimin e pjesës britanike të turneut të ribashkimit të Pussycat Dolls, duke dalë për darkë me koleget Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt në restorantin Nammos, në Mayfair të Londrës.Këngëtarja 48-vjeçare u shfaq me një kostum të ngushtë me print leopardi, ndërsa Ashley zgjodhi një fustan të zi transparent dhe Kimberly një fustan të shkurtër me dantella, të kombinuar me çizme lëkure me taka.Dalja e tyre vjen pas një periudhe të vështirë për grupin. Nicole ka vijuar performancat pavarësisht djegieve të rënda që pësoi muajin e kaluar, pasi aksidentalisht derdhi ujë të valuar mbi këmbë, shkruan DailyMail. Ndërkohë, Kimberly po rikuperohet nga një ndërhyrje kirurgjikale në legen, ndërsa Ashley ka përjetuar momente të vështira emocionale para një performance solo.Rikthimi i Pussycat Dolls është shoqëruar me disa pengesa, përfshirë anulimin e datave të koncerteve dhe kritika për përjashtimin e tri anëtareve themeluese, Carmit Bachar, Jessica Sutta dhe Melody Thornton. Në mars, grupi njoftoi rikthimin me këngën e re Club Song, bashkëpunimi i tyre i parë muzikor pas gjashtë vitesh.Fillimisht, Nicole, Ashley dhe Kimberly planifikuan një turne me 53 koncerte në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Amerikën e Veriut. Megjithatë, shitjet e dobëta të biletave çuan në anulimin e 33 datave në SHBA dhe Kanada. Sipas raportimit të Daily Mail, edhe ulja e çmimeve të boletate nuk arriti të shmangte anulimin e pjesës amerikano-veriore të turneut. /Telegrafi/

Članaka
8
Autora
0
Izvora
4
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Nicole Scherzinger feston me Pussycat Dolls me kostum leopardi, pas djegieve të rënda në këmbë

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Nicole Scherzinger sjell elegancën sensuale me të kuqe në turneun e Pussycat Dolls

Nicole Scherzinger tërhoqi vëmendjen me një paraqitje në nuancat e së kuqes, teksa pozoi prapa skenave gjatë turneut të Pussycat Dolls në Newcastle. Këngëtarja zgjodhi një kombinim korseti në të kuqe dhe nuanca nude, duke vënë në pah stilin e saj të guximshëm dhe joshës.Pamjen e kompletoi me vathë të mëdhenj me shkëlqim, ndërsa flokët e errët i mbante në kaçurrela voluminoze, për një rezultat glamuroz që përshtatet me estetikën skenike të grupit, shkruan DailyMail. Paraqitja vjen pasi Scherzinger pësoi djegie nga uji i valë në këmbë, pak para një koncerti në Düsseldorf më 26 shtator. Pavarësisht dëmtimit, ajo ka vazhduar turneun evropian së bashku me Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt, duke mos hequr dorë nga performancat.Pussycat Dolls njoftuan rikthimin në mars, së bashku me këngën e re Club Song, pas gjashtë vitesh pa publikuar muzikë të re. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Nicole Scherzinger tregon plagët e rënda nga uji i valuar: Ajo që nuk e shohin fansa

Nicole Scherzinger ka ndarë me fansat pamje të djegieve që pësoi në këmbë vetëm një orë para se të ngjitej në skenë në Dyseldorf të Gjermanisë. Këngëtarja e “Pussycat Dolls”-it u dogj nga uji i valë, duke pësuar flluska dhe plagë të dukshme. Pavarësisht dhimbjeve, ajo vendosi të vazhdonte turneun evropian. Në fotografitë e publikuara, […]

IndeksonlineIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Nicole Scherzinger ‘përvëlohet’ nga uji i valë, rikthehet në skenë vetëm pak ditë më pas

Nicole Scherzinger u rikthye në skenë me Pussycat Dolls në Dublin, vetëm pak ditë pasi pësoi djegie në këmbë nga uji i valë. Këngëtarja 48-vjeçare ishte djegur dhe kishte krijuar flluska në këmbë pasi uji i valë i ishte derdhur aksidentalisht vetëm një orë para koncertit në Düsseldorf, transmeton Indeksonline. Megjithatë, ajo vendosi të vazhdonte […]

IndeksonlineIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 8 članaka