Ata “notojnë” në para - 10 artistët më të pasur në botë, pasuria e të cilëve prek miliarda
Muzika nuk është vetëm një industri krijuese, por edhe një prej bizneseve më fitimprurëse në botë. Disa prej yjeve më të mëdhenj të muzikës kanë ndërtuar pasuri prej qindra milionëra apo edhe miliarda dollarësh, jo vetëm përmes këngëve dhe koncerteve, por edhe përmes katalogëve muzikorë, kompanive, produkteve kozmetike dhe investimeve.Bazuar në vlerësimet më të fundit të publikuara nga Forbes, Bloomberg dhe Sunday Times Rich List, këta janë disa prej artistëve më të pasur në botë:1. Jay-Z – rreth 2.8 miliardë dollarë Jay-Z kryeson listën me një pasuri të vlerësuar nga Forbes në rreth 2.8 miliardë dollarë. Përveç muzikës, reperi amerikan ka ndërtuar një perandori biznesi përmes kompanisë Roc Nation, industrisë së pijeve alkoolike, artit dhe investimeve të ndryshme. Forbes vëren se pasuria e tij është më shumë se dyfishuar që nga viti 2019, kur u bë reperi i parë miliarder. 2. Taylor Swift – rreth 2 miliardë dollarë Taylor Swift vlerësohet nga Forbes në rreth 2 miliardë dollarë në vitin 2026. Ajo është veçanërisht e veçantë në këtë listë, pasi pjesa më e madhe e pasurisë së saj lidhet drejtpërdrejt me muzikën, koncertet dhe katalogun muzikor. Forbes vlerëson rreth 800 milionë dollarë nga turnetë dhe royalties, ndërsa katalogu i saj muzikor është vlerësuar rreth 600 milionë dollarë. 3. Selena Gomez – rreth 1.3 miliardë dollarë Selena Gomez hyri në klubin e miliarderëve në vitin 2024, sipas Bloomberg Billionaires Index, me një pasuri të vlerësuar në 1.3 miliardë dollarë. Megjithatë, ndryshe nga Swift, pjesa dërrmuese e pasurisë së Gomez nuk vjen nga muzika. Mbi 80% e saj lidhet me kompaninë e kozmetikës Rare Beauty, ndërsa të ardhurat e tjera vijnë nga aktrimi, muzika dhe marrëveshjet komerciale. 4. Bruce Springsteen – rreth 1.2 miliardë dollarë Legjenda e rock-ut, Bruce Springsteen, ka një pasuri të vlerësuar në 1.2 miliardë dollarë nga Forbes. Një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj pasurie erdhi në vitin 2021, kur ai shiti katalogun e tij muzikor te Sony për rreth 500
