Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një Këshilli Evropian të Sigurisë (ESC), i cili do të shërbente si mekanizëm për reagim ndaj rritjes së luftës hibride të mbështetur nga shtetet, përfshirë sulmet kibernetike dhe sabotimet.Këshilli i propozuar do të synonte të përshpejtonte vendimmarrjen evropiane gjatë emergjencave të sigurisë, duke kapërcyer pengesat burokratike që shpesh e ngadalësojnë reagimin e Bashkimit Evropian.Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për një plan kundër kërcënimeve hibride, i cili do të trajtonte veprimet armiqësore që zhvillohen në një zonë të ndërmjetme, nën pragun e një konflikti të hapur ushtarak, raporton euronews.Në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit Evropian në vitin 2026, Von der Leyen theksoi se mekanizmat e rinj duhet të jenë plotësisht në përputhje me NATO-n dhe ta plotësojnë rolin e saj, e jo ta zëvendësojnë atë.Edhe komisioneri evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, ka deklaruar në samitin e Euronews për Mbrojtjen dhe Hapësirën se Këshilli i propozuar nuk do të ishte kundër NATO-s, por do të ndihmonte në forcimin e saj.“Bëhet fjalë për ta bërë Evropën më të fortë, gjë që do ta bëjë edhe NATO-n më të fortë”, ka thënë ai.Qëllimi i BE-së Bashkimi Evropian synon që, përmes Këshillit Evropian të Sigurisë, të adresojë një dobësi të rëndësishme të strukturës së fragmentuar dhe të ngadaltë të mbrojtjes evropiane.Lufta hibride e mbështetur nga shtetet përfshin veprime armiqësore si sabotimi i infrastrukturës, sulmet kibernetike dhe hyrjet e dronëve në hapësirën ajrore të vendeve të tjera.Meqë këto veprime zakonisht nuk arrijnë pragun e një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak, ato nuk aktivizojnë automatikisht mekanizmat e mbrojtjes kolektive të NATO-s.Sipas Steven Blockmans, zëvendësdrejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Sigurinë, ideja e krijimit të këtij institucioni ka marrë rëndësi të re për shkak të dyshimeve në rritje mbi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të respektuar ga
TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0