IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Gjykata në Los Angeles ka lejuar Maceon, djalin 13-vjeçar të aktores Halle Berry dhe aktorit Olivier Martinez, të dëshmojë në kuadër të konfliktit ligjor mes prindërve të tij për kujdestarinë, ka shkruar FemaleFirst.Martinez po kërkon kujdestarinë e vetme dhe ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje nga...

Članaka
3
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Halle Berry akuzohet për dhunë ndaj djalit, e mbron vajza 18 vjeçe

Aktorja e njohur Halle Berry është akuzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Olivier Martinez, për sjellje të dhunshme ndaj djalit të tyre 13-vjeçar, Maceo. Tashmë, vajza 18-vjeçare e aktores, Nahla, ka dalë në mbrojtje të nënës së saj.Sipas People, Nahla ka paraqitur një deklaratë në Gjykatën...

KohaIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Vajza e Halle Berry, Nahla Aubry, ka dalë në mbrojtje të nënës së saj pas akuzave të ish-bashkëshortit Olivier Martinez për abuzim ndaj djalit të tyre 13-vjeçar, Maceo.Në një deklaratë të dorëzuar në gjykatë, 18-vjeçarja tha se nuk e ka parë kurrë Berry duke goditur, kapur për fyti apo abuzuar fizikisht me vëllanë e saj. Ajo e përshkroi nënën si një prind të përkushtuar, që kujdeset për fëmijët dhe është e angazhuar në jetën dhe edukimin e tyre. Halle BerryNahla tha gjithashtu se ishte tronditur dhe ishte shumë e shqetësuar kur mësoi për akuzat e Martinez. Ajo hodhi poshtë edhe pretendimet për komente të pandjeshme racialisht nga Berry, duke theksuar se nëna e saj i ka mësuar të dy fëmijët të pranojnë identitetin e tyre dhe të respektojnë njerëzit me prejardhje të ndryshme.Martinez ka pretenduar se Berry e ka kapur Maceon për qafe gjatë një konflikti më 26 shtator dhe ka kërkuar kujdestarinë e plotë. Gjykata i ka dhënë përkohësisht kujdestarinë kryesore Martinezit, ndërsa Berry është kufizuar në vizita të përcaktuara nga gjykata deri në seancën e radhës më 16 tetor.Aktorja i ka mohuar kategorikisht akuzat dhe ka kërkuar rikthimin e marrëveshjes për kujdestari 50/50, duke pretenduar se Martinez po ndikon tek djali i tyre kundër saj. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 3 od 3 članaka