Burri fitoi lotarinë duke përdorur numrat e kodit postar
Një banor i Maryland fitoi 50 mijë dollarë në lotari, pasi luajti me kodin postar që kishte kur jetonte në New York.Burri përdori numrat 11694, kodi postar i zonës Queens ku kishte jetuar më parë, për short.Biletën ia bleu gruaja në një pikë shitjeje në Columbia.Kur kontrolloi rezultatet më vonë atë mbrëmje, ai u habit kur pa se kishte fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh.Çifti tha se paratë do t’i përdorin për të blerë goma të reja për makinën e gruas dhe për të financuar një pushim vitin e ardhshëm. /Telegrafi/


