Apple është përballur me një nga goditjet më të mëdha ligjore në historinë e kompanisë, pasi një juri federale në Kaliforni e ka urdhëruar të paguajë rreth 5.72 miliardë dollarë për shkeljen e dy patentave që lidhen me teknologjinë haptike, e cila mundëson vibrimet në pajisje si iPhone dhe Apple Watch.Çështja u ngrit nga Taction Technology, kompani që prodhon kufje dhe pajisje audio. Ajo paditi Apple në vitin 2021, duke pretenduar se sistemi Taptic Engine përdorte pa autorizim teknologjinë e mbrojtur nga dy patentat e saj.Teknologjia haptike u mundëson pajisjeve të krijojnë ndjesinë e prekjes përmes vibrimeve. Në iPhone, për shembull, përdoruesi mund të ndiejë një reagim fizik kur prek një buton virtual, ndërsa Apple Watch përdor vibrimet për njoftime, udhëzime dhe funksione të tjera.Apple prezantoi Taptic Engine fillimisht në Apple Watch në vitin 2014 dhe më pas e zgjeroi përdorimin e teknologjisë në produkte të tjera, transmeton Telegrafi.Taction pretendoi se përmirësimet e bëra nga Apple në sistemin e saj haptik shkelën dy patenta të lëshuara në vitin 2020 dhe se kompania po përfitonte komercialisht nga teknologjia e saj pa licencë.Çështja kishte marrë një kthesë tjetër në vitin 2023, kur një gjykatës federal në Kaliforni vendosi në favor të Apple dhe arriti në përfundimin se kompania nuk kishte shkelur patentat. Taction e apeloi vendimin dhe çështja u rikthye në proces gjyqësor, duke çuar në gjykimin e fundit federal.Juria tashmë ka arritur në përfundimin se Apple ka shkelur pretendimet e dy patentave dhe ka caktuar 5,721,961,750 dollarë dëmshpërblim. Megjithatë, juria nuk konstatoi se shkelja ishte bërë me dashje, një element që ka rëndësi për mundësinë e rritjes së mëtejshme të dëmit sipas ligjit amerikan të patentave.Apple e ka kundërshtuar fuqishëm vendimin dhe ka bërë të ditur se do ta apelojë.Kompania argumenton se Taptic Engine është teknologjikisht i ndryshëm nga ajo e Taction dhe pretendon se vetë testimet e produkteve të Apple të kryera gjatë procesit
TelegrafiIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0