IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

NPL “Fushë Kosova” pastron disa nga rrugët dhe hapësirat publike të qytetit

NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë vazhduar pastrimin e kanalit të ujërave të reshjeve në fshatin Graboc, me qëllim të mirëmbajtjes së tij dhe përmirësimit të rrjedhës së ujit.Sipas njoftimit të ndërmarrjes, këto aktivitete janë pjesë e angazhimeve për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe hapësirave publike në qytet dhe në fshatrat përreth.Pastrimi i kanaleve të ujërave atmosferikë kontribuon në lehtësimin e rrjedhës së ujit dhe në parandalimin e bllokimeve të mundshme.“NPL kujdeset për qytetin, fshatrat dhe qytetarët!”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes. /Telegrafi/

Članaka
30
Autora
0
Izvora
5
U posljednjih 7 dana
11

Učitavamo…

Izvještaj

NPL “Fushë Kosova” vazhdon pastrimin e kanalit të ujërave të reshjeve në Graboc

NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë vazhduar pastrimin e kanalit të ujërave të reshjeve në fshatin Graboc, me qëllim të mirëmbajtjes së tij dhe përmirësimit të rrjedhës së ujit.Sipas njoftimit të ndërmarrjes, këto aktivitete janë pjesë e angazhimeve për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe hapësirave publike në qytet dhe në fshatrat përreth.Pastrimi i kanaleve të ujërave atmosferikë kontribuon në lehtësimin e rrjedhës së ujit dhe në parandalimin e bllokimeve të mundshme.“NPL kujdeset për qytetin, fshatrat dhe qytetarët!”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Rikthehet prodhimi i kompostit në Qendrën e Kompostimit të NPL “Gjelbër”

NPL “Gjelbër” ka njoftuar se ka rifilluar prodhimi i kompostit në Qendrën e Kompostimit, me synimin që mbetjet organike të shndërrohen në vlerë për qytetin.Sipas njoftimit të ndërmarrjes, rikthimi në funksion i kësaj qendre ishte një nga prioritetet e kryeshefit Lum Gashi që nga fillimi i mandatit të tij.NPL “Gjelbër” ka falënderuar për mbështetjen Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorin Leutrim Retkoceri, Drejtorinë e Parqeve dhe drejtoreshën Albana Tuli Gjonbalaj, organizatën GIZ dhe Vjollca Podvoricën.Po ashtu, ndërmarrja ka shprehur mirënjohje për drejtorin operativ Gent Luzha dhe punëtorët e angazhuar në terren për kontributin e tyre në rikthimin e funksionimit të qendrës.“Kjo qendër nuk do të mbyllet më. Puna e vërtetë sapo ka filluar!”, thuhet në njoftimin e NPL “Gjelbër”. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Obiliqi vazhdon mbjelljen e drunjve edhe gjatë vikendit

Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Obiliqit ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet për mbjelljen e drunjve, me qëllim të shtimit të hapësirave të gjelbra dhe mbrojtjes së mjedisit.Përmes një njoftimi, drejtoria ka bërë të ditur se angazhimet në terren po vazhdojnë edhe gjatë vikendit, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të gjelbër.“Nga terreni, edhe gjatë vikendit: vazhdojmë mbjelljen e drunjve për një të ardhme më të gjelbër”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Sahiti: Pastrimi i gypave të ujërave atmosferikë, ndër prioritetet tona kryesore

Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj, Alberton Sahiti, ka njoftuar se pastrimi i gypave të ujërave atmosferikë mbetet një nga prioritetet kryesore, me qëllim të parandalimit të bllokimeve dhe përmbytjeve.Sahiti ka theksuar se angazhimi për mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit të ujërave atmosferikë synon krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.“Pastrimi i gypave të ujërave atmosferikë është një ndër prioritetet tona kryesore”, ka deklaruar Sahiti.Ai ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm në mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe në parandalimin e problemeve që mund të shkaktohen nga bllokimi i rrjetit të kullimit të ujërave atmosferikë. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 30 članaka