IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Papa Leo dënon dënimin me vdekje: I papranueshëm, cënon dinjitetin njerëzor

Papa Leo XIV është autorizuar të dalë nga spitali pas një operacioni për të hequr një tumor kanceroz nga mushkëria e tij. Kështu njoftoi Vatikani.“Pas vlerësimit të mjekëve këtë mëngjes, Papa Leo XIV do të dalë sot nga Spitali Gemelli, ku ishte shtruar për një ndërhyrje kirurgjikale në mushkërinë e djathtë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e shtypit e Vatikanit.“Ai do të largohet nga spitali në orët e para të pasdites dhe do të kthehet në Vatikan. Nesër, ai do të udhëheqë lutjen Angelus”, shtoi Vatikani.Mjekët thanë se vendimi ishte marrë pasi analizat e gjakut dhe një radiografi e kraharorit konfirmuan se ai ishte i mirë dhe se mund të dilte nga spitali.Papa 71-vjeçar është duke u shëruar në spitalin Gemelli të Romës që kur iu nënshtrua operacionit të martën. /Telegrafi/

Članaka
49
Autora
0
Izvora
15
U posljednjih 7 dana
38

Učitavamo…

Izvještaj

Vatikani njofton daljen e Papa Leos nga spitali

Papa Leo XIV është autorizuar të dalë nga spitali pas një operacioni për të hequr një tumor kanceroz nga mushkëria e tij. Kështu njoftoi Vatikani.“Pas vlerësimit të mjekëve këtë mëngjes, Papa Leo XIV do të dalë sot nga Spitali Gemelli, ku ishte shtruar për një ndërhyrje kirurgjikale në mushkërinë e djathtë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e shtypit e Vatikanit.“Ai do të largohet nga spitali në orët e para të pasdites dhe do të kthehet në Vatikan. Nesër, ai do të udhëheqë lutjen Angelus”, shtoi Vatikani.Mjekët thanë se vendimi ishte marrë pasi analizat e gjakut dhe një radiografi e kraharorit konfirmuan se ai ishte i mirë dhe se mund të dilte nga spitali.Papa 71-vjeçar është duke u shëruar në spitalin Gemelli të Romës që kur iu nënshtrua operacionit të martën. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone rikthehet në Vatikan

Papa Leone XIV ka lënë spitalin Polikliniko Gemelli në Romë, pas periudhës së shtrimit në spital për një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri I shoqëruar nga mjekët, Papa doli në këmbë nga ambientet e spitalit, ku u prit nga një turmë besimtarësh. Ati i Shenjtë përshëndeti të pranishmit dhe u ndal për të shkëmbyer disa fjalë […]

IndeksonlineIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Papa Leo largohet nga spitali pas operacionit për kancerin e mushkërive

Papa Leo është larguar nga spitali, katër ditë pas operacionit për kancerin në mushkëri.Lajmi vjen pasi vatikani njoftoi se Papa do të largohej nga spitali "Gemelli" në Romë të shtunën pasdite, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të martën për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë.Pas operacionit, i cili zgjati rreth 90 minuta dhe u cilësua si i suksesshëm, u konfirmua se Papa vuante nga adenokarcinoma – lloji më i zakonshëm i kancerit të mushkërive.Mjekët janë ende në pritje të rezultateve të analizave për të përcaktuar natyrën e saktë të kancerit, nëse ai është përhapur përtej lobit të hequr dhe nëse nevojiten trajtime të mëtejshme.Ishte parashikuar që ai të qëndronte në spital për rreth një javë për rikuperim, por u largua më herët nga sa pritej, pasi mjekët deklaruan se gjendja e tij lejonte daljen nga spitali.Teksa largohej nga spitali, ai përshëndeti turmën nga brenda makinës. Pritet që ai të shfaqet në publik të dielën për të drejtuar lutjen tradicionale të mesditës.Vatikani bëri të ditur se, të premten, Papa zhvilloi një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës bëri thirrje për një armëpushim me Ukrainën.Në telefonatën me Putin, Papa shprehu "shqetësim të thellë" për situatën humanitare në qytetin ukrainas të Oleshky-t, i cili ndodhet nën pushtimin rus, dhe kërkoi një armëpushim që të mundësohet hyrja e ndihmave të para dhe ushqimeve në qytet, shtoi Vatikani.Papa ishte dërguar fillimisht në spitalin "Gemelli" të Romës për heqjen e një nyjeje të vogël (noduli), e cila, siç deklaroi ai vetë të dielën, ishte zbuluar herët gjatë një kontrolli mjekësor të kohëve të fundit. Analizat e kryera para operacionit kishin sugjeruar praninë e adenokarcinomës, gjë që u konfirmua më pas gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, njoftoi Vatikani. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 49 članaka