IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Jennifer Aniston tregon çfarë do të ndryshonte sot po të kthehej në të njëzetat

Taylor Swift ishte ndër emrat më të komentuar në Galanë e Muzeut të Akademisë 2026 në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan blu të hapur pa rripa nga Dior. Këngëtarja 36-vjeçare e kombinoi veshjen me vathë diamanti, detaje të shndritshme në pjesën e sipërme të fustanit dhe flokë më të shkurtër, të stiluar me onde të buta.Për grimin, Swift zgjodhi vijëzimin e theksuar të syve dhe një nuancë rozë-vjollcë për buzët, duke lënë mënjanë buzëkuqin e kuq që e karakterizon shpesh, shkruan DailyMail. Në tapetin e kuq, ajo u shfaq pak minuta para Kim Kardashian, me të cilën ka pasur një përplasje publike prej më shumë se një dekade.Kim Kardashian, 45 vjeçe, zgjodhi një stil të frymëzuar nga Hollivudi i vjetër, me një fustan pa rripa, pala dhe një fjongo rozë të çelët në pjesën e pasme. Ajo e kompletoi paraqitjen me flokë të stiluar në mënyrë të rregullt dhe bizhuteri diamanti, mes të cilave spikaste një gjerdan në formë dore.Edhe Kate Hudson ishte ndër të veshurat më të komentuara të mbrëmjes, me një fustan të kuq pa rripa dhe flokë bionde të stiluar me onde retro, të frymëzuara nga aktorja Veronica Lake. Ndërkohë, Jessica Biel u shfaq me një fustan të zi me të çarë të lartë deri në kofshë, të kombinuar me taka Christian Louboutin dhe një aksesor të zi me pupla.Në mesin e të ftuarve ishte edhe Sarah Pidgeon, e njohur nga roli i Carolyn Bessette Kennedy në serialin Love Story, e cila zgjodhi një fustan të kuq me xixa. Gala vjetore organizohet për të mbështetur ekspozitat, shfaqjet filmike dhe programet e Muzeut të Akademisë në Los Angeles. /Telegrafi/

Članaka
44
Autora
0
Izvora
4
U posljednjih 7 dana
9

Učitavamo…

Izvještaj

Taylor Swift me fustan blu nga Dior në Galën e Muzeut të Akademisë 2026

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Jenna Ortega me fustan të gjatë nude në tapetin e kuq të Romës

Jenna Ortega u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Romë me një fustan të gjatë në ngjyrë nude, në premierën e filmit të saj më të ri, Klara and the Sun. Aktorja 24-vjeçare pozoi së bashku me regjisorin Taika Waititi, ndërsa filmi i tyre i ri po përballet me kritika të ashpra nga mediet ndërkombëtare.Filmi, i bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit Kazuo Ishiguro, rrëfen historinë e Klarës, një vajze robotike të krijuar për të parandaluar vetminë, shkruan DailyMail. Ajo blihet nga një familje për t’i bërë shoqëri adoleshentes Josie, në një të ardhme ku përparimet në inxhinierinë gjenetike kanë krijuar ndarje të thella mes njerëzve.Në kastin e filmit, krahas Jenna Ortegas, janë edhe Amy Adams, Steve Buscemi dhe Natasha Lyonne. Megjithatë, pavarësisht emrave të njohur, përshtatja kinematografike nuk ka marrë vlerësimet e pritshme. Sipas artikullit, filmi ka marrë vetëm 20% në Rotten Tomatoes, bazuar në 10 vlerësime, ndërsa The Telegraph, The Times dhe The Guardian i kanë dhënë nga një yll. Kritiku Peter Bradshaw i The Guardian e ka cilësuar filmin si një përshtatje tepër sentimentale dhe të lodhshme, ndërsa Guy Lodge i Variety ka kritikuar drejtimin e historisë, duke vlerësuar se Jenna Ortega përpiqet ta shpëtojë një adaptim që nuk funksionon.Klara and the Sun pritet të dalë në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar më 23 tetor, ndërsa vëmendja në premierën e Romës u përqendrua te paraqitja e aktores, në një moment kur filmi po merr reagime kryesisht negative nga kritikët. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Florence Pugh me një fustan blu transparent dhe me supe të theksuara në premierën e filmit “Klara and the Sun”

Aktorja, Florence Pugh, u shfaq në tapetin e kuq të premierës së filmit “Klara and the Sun” në Londër, me një fustan blu transparent të zbukuruar me motive lulesh nga marka Rodarte. Veshja spikati për pjesën e sipërme me supe të theksuara, duke i dhënë një pamje të veçantë paraqitjes së saj në Festivalin e Filmit në Londër, organizuar nga BFI.Aktorja 30-vjeçare mori pjesë në event për të mbështetur koleget Jenna Ortega dhe Amy Adams, të cilat luajnë në adaptimin filmik të romanit të Kazuo Ishiguro. Ortega interpreton Klarën, një vajzë robot të krijuar për të luftuar vetminë, e cila krijon një lidhje me një adoleshente në një të ardhme të ndikuar nga përparimet teknologjike dhe inxhinieria gjenetike.Në premierë, Jenna Ortega u shfaq me një fustan të artë saten, të kombinuar me një shirit koke me detaje dantelle. Ndërsa Amy Adams, e cila interpreton Chrissie-n, nënën dominuese në film, zgjodhi një fustan elegant bardhezi. Ndërkohë, javën e kaluar Florence u shfaq në një tjetër event të Festivalit të Filmit në Londër së bashku me partnerin e saj, aktorin Finn Cole, i njohur nga seriali “Peaky Blinders”. Çifti mori pjesë në premierën e dramës së boksit “In The Shadows”, ku Cole luan përkrah Jasmine Jobson.Pugh kishte zgjedhur për atë mbrëmje një fustan të argjendtë nga Wiederhoeft, me pjesën e sipërme në stil korseje dhe fund të shndritshëm. Aktorja dhe Cole janë në lidhje që nga viti 2024, ndërsa muajt e fundit kanë qarkulluar spekulime për një fejesë, pasi ajo është parë me një unazë në gishtin e fejesës. Çifti e bëri publike lidhjen në Instagram në prill, përmes fotografive nga një event i markës Bulgari në Milano. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Pas shkëlqimit në pasarela fshihen histori tragjike: Pesë modele që paguan çmim të rëndë për bukurinë dhe famën

Dietat ekstreme, depresioni, problemet shëndetësore dhe ngacmimet zbulojnë realitetin e vështirë që shpesh fshihet pas fotografive të përsosuraNë botën e modës, gjithçka duket magjepsëse: veshje luksoze, pasarela prestigjioze, udhëtime dhe fotografi në kopertinat e revistave më të njohura. Por pas buzëqeshjeve dhe pamjes së përsosur, ndonjëherë fshihen histori që publiku nuk i njeh.Për dekada, industria e modelimit është kritikuar për standardet jorealiste të bukurisë, presionin për dobësi ekstreme, oraret rraskapitëse dhe ngacmimet.Historitë e pesë modeleve të njohura tregojnë se fama dhe suksesi nuk garantojnë lumturi, shëndet apo siguri.Ana Carolina Reston – Kur dobësia ekstreme përfundoi në tragjediAna Carolina Reston ishte vetëm 13 vjeçe kur fitoi një konkurs bukurie në Brazil. Brenda pak vitesh, ajo nisi të bashkëpunonte me emra prestigjiozë, përfshirë Giorgio Armani.Megjithatë, karriera u shoqërua me presionin për të ruajtur një trup jashtëzakonisht të dobët. Sipas raportimeve, gjatë një angazhimi profesional, asaj i ishte thënë se ishte tepër e shëndoshë për kërkesat e industrisë.Reston zhvilloi anoreksi nervore, një çrregullim serioz të të ushqyerit që mund të dëmtojë rëndë organizmin. Në nëntor të vitit 2006, ajo vdiq në moshën 21-vjeçare nga komplikimet e lidhura me anoreksinë dhe kequshqyerjen e rëndë.Vdekja e saj nxiti diskutime ndërkombëtare për standardet e peshës trupore dhe përgjegjësinë e industrisë ndaj modeleve.Margaux Hemingway – Miliona dollarë dhe një jetë e trazuarMbesa e shkrimtarit Ernest Hemingway ishte ndër supermodelet më të njohura të viteve 1970.Margaux Hemingway siguroi një kontratë reklamimi me vlerë rreth një milion dollarë, ndërsa fotografitë e saj zbukuronin kopertinat e revistave prestigjioze.Por pas suksesit, ajo përjetoi probleme me varësinë, depresionin dhe vështirësi personale. Edhe përpjekjet për të ndërtuar karrierë në aktrim nuk sollën rezultatet që kishte shpresuar.Me kalimin e viteve, problemet shëndetësore dhe emocional

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 44 članaka