IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Madonna kryeson garën për MTV VMA 2026, nominohet në 11 kategori

Këngëtarja koreano-amerikane, Rei Ami, tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e MTV Video Music Awards në Los Angeles me një veshje shumë provokuese, të krijuar nga shirita të ngushtë lëkure që ngjanin me gjethe dhe petale. Ajo e kompletoi pamjen me bizhuteri argjendi, flokë të ngritur dhe grim në stilin e yjeve të viteve 2000.Në një intervistë për Extra TV, Rei tha se synonte të dukej seksi dhe joshëse. Rei Ami Ajo përmendi gjithashtu fustanin ikonë që Lady Gaga veshi në MTV VMA 2010.Ami ishte e nominuar për 'Këngën e Vitit' me “Golden” nga KPop Demon Hunters, së bashku me HUNTR/X, EJAE dhe Audrey Nuna. Rei AmiÇmimin, megjithatë, e fitoi BTS me “SWIM”.Karrierën e nisi si artiste e pavarur dhe fitoi më shumë vëmendje në vitin 2019 me këngët “MAKE IT MINE”, “SNOWCONE” dhe “DICTATOR”. Rei AmiNë vitin 2020 pati një sukses më të madh ndërkombëtar pas pjesëmarrjes në këngën “Freak” të Sub Urban, teksa në 2021 publikoi albumin e saj debutues “FOIL”. /Telegrafi/ Rei Ami Rei Ami

Članaka
32
Autora
0
Izvora
12
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Këngëtarja Rei Ami tërheq vëmendjen në MTV VMA me një veshje provokuese

Këngëtarja koreano-amerikane, Rei Ami, tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e MTV Video Music Awards në Los Angeles me një veshje shumë provokuese, të krijuar nga shirita të ngushtë lëkure që ngjanin me gjethe dhe petale. Ajo e kompletoi pamjen me bizhuteri argjendi, flokë të ngritur dhe grim në stilin e yjeve të viteve 2000.Në një intervistë për Extra TV, Rei tha se synonte të dukej seksi dhe joshëse. Rei Ami Ajo përmendi gjithashtu fustanin ikonë që Lady Gaga veshi në MTV VMA 2010.Ami ishte e nominuar për 'Këngën e Vitit' me “Golden” nga KPop Demon Hunters, së bashku me HUNTR/X, EJAE dhe Audrey Nuna. Rei AmiÇmimin, megjithatë, e fitoi BTS me “SWIM”.Karrierën e nisi si artiste e pavarur dhe fitoi më shumë vëmendje në vitin 2019 me këngët “MAKE IT MINE”, “SNOWCONE” dhe “DICTATOR”. Rei AmiNë vitin 2020 pati një sukses më të madh ndërkombëtar pas pjesëmarrjes në këngën “Freak” të Sub Urban, teksa në 2021 publikoi albumin e saj debutues “FOIL”. /Telegrafi/ Rei Ami Rei Ami

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Tyla mahnit në MTV VMA me stilin e guximshëm me motive gjarpri

Këngëtarja Tyla u shfaq në tapetin e kuq të ceremonisë së këtij viti të MTV Video Music Awards në Los Angeles me një paraqitje të guximshme, tërësisht të frymëzuar nga stili me motive gjarpri.Ajo mbërriti para ceremonisë me një kombinim të përbërë nga një reçipetë dhe një minifund, të dyja në print gjarpri në ngjyrë blu.Për të kompletuar veshjen, artistja zgjodhi këpucë klasike me majë dhe taka të holla stileto, të mbuluara me një print gjarpri bardh e zi. TylaKontrasti i tyre u përshtat me veshjen blu dhe e bëri kombinimin edhe më të veçantë.Tyla e vazhdoi motivin e gjarprit edhe përmes aksesorëve. TylaAjo mbante një gjerdan të ngushtë me këtë motiv, ndërsa një nga detajet më të pazakonta ishte ora e vendosur rreth kyçit të këmbës. Pamjen e përmbylli me vathë që shkëlqenin dhe disa unaza. TylaYlli i ri i muzikës nuk ishte pjesë e ceremonisë vetëm si e ftuar, pasi këtë vit kishte edhe rolin e prezantueses.MTV Video Music Awards u zhvillua në Peacock Theater në Los Angeles, duke shënuar rikthimin e ceremonisë në Bregun Perëndimor për herë të parë që nga viti 2017. /Telegrafi/ Tyla

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Momenti viral i Madonna-s në VMA, harroi pse ndodhej në skenë: Për çfarë është ky çmim?

Madonna ngjalli shqetësim te fansat, pasi gjatë ceremonisë së MTV VMA 2026, të dielën, dukej sikur kishte harruar arsyen përse ndodhej në skenë, teksa po merrte çmimin për “Best Dance”.Mbretëresha e Pop-it, 68 vjeçe, e cila më herët ishte kritikuar në internet për performancën e saj hapëse, të cilën disa e cilësuan si “tërësisht të paorganizuar”, me këngët “Bring Your Love” dhe “Danceteria Afterhours Remix”, fitoi gjithsej shtatë çmime gjatë mbrëmjes. Megjithatë, kur doli në skenë për të marrë çmimin, ajo dukej e hutuar.Madonna iu bashkua Charli XCX dhe Troye Sivan për të pranuar çmimin për “Confessions II – The Film”, por fjalimi i saj mori një kthesë të sikletshme kur ajo tha me shaka:“Jam disi e paqartë se për çfarë është ky çmim?” Momenti i sikletshëm ndodhi pasi Madonna doli në skenë dhe deklaroi:“Së pari, dua ta nxjerr këtë gjë nga prapa meje. Ka qenë aty gjithë natën”, përpara se të zgjaste dorën pas vetes.Më pas ajo bërtiti:“Mikrofoni im është shumë i shkurtër!”Madonna i tërhoqi pranë vetes Sivan dhe Charli-n, duke thënë: “Siguria qëndron te numrat. Jam disi e paqartë se për çfarë është ky çmim. Besoj se është për filmin e shkurtër?”Në atë moment, Charli hapi kartën e njoftimit për t’ia kujtuar Madonnës se për çfarë po merrnin çmimin.Madonna vazhdoi:“Ndihem mirë kur jam e rrethuar nga njerëz që duan të kërcejnë, Charli, Troye.”Më pas ajo shtoi me shaka:“Ju nuk e kuptuat shakanë për lazerin që kisha pas…”Dhe vazhdoi:“E kisha aty gjithë natën, përpara se ta hiqja.”Këngëtarja shtoi:“Vallëzimi është vendi ku ka ndodhur gjithçka për mua në jetë. Nëse ju pëlqen të kërceni, ngrihuni në këmbë… në pistën e vallëzimit të gjithë jemi të barabartë.”Pas kësaj, Madonna u largua nga skena.Ylli i muzikës pop kishte befasuar fansat edhe më herët me rikthimin e saj spektakolar në ceremoni, 23 vjet pas puthjes së saj të famshme me Britney Spears, e cila u bë një nga momentet më ikonike të kulturës pop.

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Taylor Swift mahnit në MTV VMAs 2026 me fustanin e veçantë dyngjyrësh

Taylor Swift tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2026 në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan të veçantë dyngjyrësh.Këngëtarja 36-vjeçare kishte zgjedhur një pjesë të sipërme të zezë pa mëngë, me detaje rrjetë në pjesën e shpinës, e cila theksonte belin, ndërsa fundi në ngjyrë argjendi me shkëlqim i jepte pamjes një tjetër element elegant.Swift e kompletoi veshjen me taka shumë të larta të zbukuruara me gurë dhe aksesorë të thjeshtë, mes tyre vathë të varur, unazën e martesës dhe unazën e fejesës, shkruan DailyMail. Vëmendje tërhoqi edhe ndryshimi në flokët e saj. Swift u shfaq me balluke më të shkurtra dhe më të holla, ndërsa flokët i kishte stiluar të lëmuara dhe të lëshuara deri te shpatullat.Paraqitja në VMAs erdhi në një mbrëmje të rëndësishme për Swift, e cila mori edhe një nderim të veçantë për karrierën e saj. Megjithatë, në tapetin e kuq ajo shkëlqeu veçanërisht me kombinimin e guximshëm të së zezës dhe argjendit. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 11
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 32 članaka