Cigaret do bëhen edhe më të shtrenjta në Gjermani - ja sa pritet të kushtojë një pako
Gjermania po planifikon rritjen graduale të taksave për duhanin, me ç’rast çmimi i një pakoje standarde cigaresh pritet të arrijë në 12 euro deri në vitin 2030. Qeveria synon të mbledhë 12 miliardë euro shtesë gjatë katër vjetëve nga kjo masë.Aktualisht, një pako me 20 cigare në Gjermani kushton mesatarisht rreth 8.05 euro. Sipas planit të miratuar nga Bundestagu, çmimet do të rriten gradualisht gjatë viteve të ardhshme.Çmimet e parashikuara janë:2027: 8.77 euro për pako2028: 9.56 euro për pako2029: 10.42 euro për pako2030: 11.36 euro për pakoDisa marka premium mund të kushtojnë deri në 14 euro për pako.Me këto ndryshime, çmimet në Gjermani do t’u afrohen atyre në disa vende të tjera evropiane, megjithëse pritet të mbeten më të ulëta se në Irlandë, Francë dhe Holandë.Qeveria synon 12 miliardë euro shtesëMe rritjen e planifikuar, qeveria gjermane synon të shtojë të hyrat nga taksat e duhanit me rreth 12 miliardë euro gjatë katër vjetëve.Të hyrat shtesë pritet të arrijnë rreth 1.5 miliardë euro në vitin 2027, ndërsa deri në vitin 2030 parashikohet të rriten në 4.5 miliardë euro. Vitin e kaluar, shteti gjerman mblodhi 17.6 miliardë euro nga taksat për duhanin.Megjithatë, industria e duhanit dyshon se qeveria do t’i arrijë këto objektiva. Përfaqësuesit e saj paralajmërojnë se çmimet më të larta mund t’i shtyjnë duhanpirësit drejt tregut të zi ose drejt blerjes së cigareve më të lira nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.Kjo mund të godasë veçanërisht shitësit që operojnë ligjërisht.Deputeti i CDU-së, Carsten Brodesser, kërkoi rritje më të moderuara, duke paralajmëruar se shtrenjtimi i madh mund të ulë të hyrat tatimore dhe të dëmtojë tregtinë e ligjshme të duhanit. Megjithatë, propozimi i tij nuk u miratua.Synohet edhe ulja e konsumit të nikotinësGjatë debatit në Bundestag, deputeti socialdemokrat Ingo Vogel pranoi se reforma synon pjesërisht edhe balancimin e buxhetit, por theksoi se ka gjithashtu objektiva shëndetësore.Sipas tij, synimi është që produktet e nikotin



