Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, ka folur për paraqitjet e fundit të Kombëtares së Kosovës, procesin e ndërrimit të gjeneratës, afrimet e mundshme të futbollistëve të rinj, largimet nga përfaqësuesja, raportet me Shqipërinë dhe çështjen e çmimeve të biletave për ndeshjet e Dardanëve.Ademi ka thënë se nuk është plotësisht i kënaqur me rezultatet e Kosovës në ndeshjet e fundit, duke vlerësuar se ekipi mund të kishte bërë më shumë, por ka shprehur besimin se përfaqësuesja do të luftojë për pozitën e dytë. Sipas tij, ndërrimi i gjeneratës po zhvillohet me luhatje jo shumë të mëdha, ndërsa FFK-ja është në bisedime me tre-katër futbollistë të tjerë që mund t'i bashkohen Kosovës.Duke folur për rezultatet e fundit të Kosovës dhe ngarkesën e futbollistëve gjatë zhvillimit të katër ndeshjeve brenda një periudhe të shkurtër, Ademi ka thënë se ky ritëm paraqet sfidë si për lojtarët, ashtu edhe për organizimin e federatës.“Tani, puna e katër ndeshjeve të kombëtares ka qenë një intensitet të lartë. Edhe katër ndeshje të luhen për kaq pak ditë, është pak shumë për futbollistët, edhe për të gjitha kombëtaret, jo vetëm për neve që jemi kombëtare e vogël. Edhe për organizimin përmes federatës dhe të gjitha, është një sfidë e madhe dhe është dashur të kemi më shumë lojtarë. Kur ke intensitet është kaq i shpeshtë, mund të them që nuk jam i kënaqur me rezultatet, por nuk është që kemi dështuar në këtë rast. Mund të them që jemi në garë, jemi mirë. Krahas kualitetit që e kemi, kemi mundur të kemi fitore dhe të bëjmë një hap pak më të mirë. Gjithsesi, shpresoj dhe besoj që do të jemi në pozitën e dytë, sepse pozitën e parë e kemi të vështirë, ose mund të them që ndoshta është i paarritshëm në këtë rast, por prapë varet prej ekipeve”, tha Ademi. Rekord i ri për Kosovën në renditjen e FIFA-s, Dardanët vazhdojnë ngjitjen në pozita Ademi: Kosova po rritetKryetari i FFK-së është shprehur i kënaqur me mënyrën
TelegrafiIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0