Liqeni më i madh i Gjermanisë po thahet
Liqeni më i madh i Gjermanisë vazhdon të thahet edhe në vjeshtë ndërsa nivelet e ujit po shkojnë drejt rekordeve të reja.Liqeni i Konstancës, i cili ndahet edhe me Austrinë dhe Zvicrën, aktualisht po përjeton nivele historikisht të ulëta të ujit, pa shenja përmirësimi, raportoi e përditshmja "Bild". Disa shërbime të transportit detar tashmë janë pezulluar si pasojë e niveleve të ulëta të ujit, thuhet në raport.Agjencia Shtetërore e Baden-Vyrtembergut për Mjedisin pret që nivelet e ujit të vazhdojnë të bien, duke iu referuar thatësirës së vazhdueshme, përveç ndryshimeve natyrore sezonale.Niveli i ujit të Liqenit të Konstancës në qytetin Konstancë ishte 250 centimetra në orën 12:32 të dielën, 106 cm nën mesataren afatgjate prej 356 cm për 4 tetorin. Të hënën, niveli vazhdoi të binte dhe në orën 16:00 ishte vetëm 248 cm.Niveli i ujit të Liqenit të Konstancës varet veçanërisht nga lumi Rajna, i cili gjithashtu po përballet me një periudhë historike thatësire. Megjithëse kjo rrugë ujore ndërkombëtare ka rreth 200 degë, Rajna është burimi më i rëndësishëm i ujit, duke përbërë rreth 62 për qind të totalit.Ndërkohë, Teresa Gaertner, zëdhënëse e shërbimeve komunale të Konstancës, tha për "Bild": "Niveli aktual i ujit është jashtëzakonisht i ulët". Asnjëherë më parë niveli i ujit të Liqenit të Konstancës gjatë verës nuk ka qenë aq i ulët sa këtë vit. Për shkak të nivelit të ulët të ujit, ka kufizime dhe vonesa në shërbimet e transportit detar."Herë pas here ka ndodhur që të mos kemi mundur të shërbejmë në pika të caktuara ankorimi për periudha të shkurtra", tha zëdhënësja për të përditshmen.Gaertner pranoi se shërbimet e transportit detar në disa pjesë të liqenit "duhej të pezulloheshin deri në një njoftim të dytë".Sipas raportit, temperaturat e larta të zgjatura, që gjatë verës arritën deri në 40 gradë Celsius, shkaktuan avullimin e sasive të mëdha të ujit. Gjithashtu, kishte më pak borë, veçanërisht në lartësitë më të ulëta të Alpeve.Klimatologu Karsten Brandt tha për "Bild
