IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Lily James zgjedh elegancën minimaliste me një fustan të bardhë në premierën e The Liberation

Lily James tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante dhe sensuale në premierën e filmit The Liberation, gjatë Festivalit të Filmit BFI në Londër. Aktorja britanike, 37 vjeçe, zgjodhi një kombinim modern, ku transparenca dhe linjat klasike u ndërthurën në një stil të kuruar.Pjesa që spikati më shumë në veshjen e saj ishte një bluzë e zezë transparente nga marka Khaite, me vlerë rreth 2 mijë funte (afërsisht 2,300 euro), nën të cilën aktorja kishte kombinuar reçipeta të zeza, shkruan DailyMail. Ajo e plotësoi pamjen me pantallona të zeza elegante dhe këpucë me taka të ulëta, duke krijuar një siluetë minimaliste, por mjaft tërheqëse.Flokët biondë të stiluar me kujdes dhe vathët e thjeshtë në formë rrethi prej argjendi i dhanë paraqitjes një prekje të rafinuar, pa e larguar vëmendjen nga kombinimi i veshjeve. Kjo nuk ishte paraqitja e vetme e Lily James gjatë festivalit. Një mbrëmje më parë, ajo u shfaq në një tjetër event të filmit me një fustan të bardhë pa rripa, të kombinuar me taka metalike në ngjyrë argjendi. Dy zgjedhjet e saj dëshmuan një qasje të ndryshme ndaj stilit të mbrëmjes, nga eleganca e bardhë dhe minimaliste te loja me transparencën dhe kontrastet e së zezës.Përtej paraqitjeve në tapetin e kuq, James është pjesë e kastit të The Liberation, ku interpreton Ricki-n, një udhëheqëse sekti dhe figurë shpirtërore në një dramë të vendosur në vitet 1980. Filmi, me regji të Guy Nattiv, pritet të dalë në janar. /Telegrafi/

Članaka
2
Autora
0
Izvora
1
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Lily James vesh një nga modelet më të guximshme të Khaite në premierën e re

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Lily James zgjedh elegancën minimaliste me një fustan të bardhë në premierën e The Liberation

Lily James solli një paraqitje elegante në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Londër, ku mori pjesë në premierën gala të filmit The Liberation. Aktorja 37-vjeçare zgjodhi një fustan të bardhë pa rripa, duke vënë në qendër një stil minimalist dhe femëror.Fustani me dekolte të hapur te shpatullat i dha pamjes një siluetë elegante, ndërsa ngjyra e bardhë solli një ndjesi pastërtie dhe sofistikimi, shkruan DailyMail. Zgjedhja e një modeli pa rripa është një mënyrë klasike për të theksuar linjat e qafës dhe shpatullave, pa pasur nevojë për detaje të tepërta. Lily dëshmoi se një veshje e thjeshtë, e zgjedhur me kujdes, mund të jetë po aq tërheqëse sa kombinimet më të guximshme të tapetit të kuq. Në të njëjtën premierë u shfaq edhe Bella Ramsey, në daljen e saj të parë publike pas eliminimit nga spektakli Celebrity Traitors. Dy aktorët janë pjesë e kastit të filmit me regji të Guy Nattiv, një dramë që zhvillohet në vitet 1980 dhe trajton historinë e një gruaje që kërkon të përballet me traumat e së kaluarës. Në film, Lily interpreton Ricki-n, një udhëheqëse shpirtërore që drejton një komunitet të izoluar, ndërsa Bella luan njërën prej vajzave të protagonistes, e cila përpiqet të gjejë dhe të shpëtojë të ëmën.Paraqitja në Londër vjen pas një periudhe pushimi nga aktrimi për Lily James. Pas vitesh me projekte të njëpasnjëshme, aktorja kaloi tetë muaj në Kamboxhia, një përvojë që e ndihmoi të rifitonte energjinë dhe të gjente frymëzim të ri. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 2 od 2 članaka