IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Ky qytet është shpallur më i qetë në Evropë për vitin 2026

Talini është shpallur qyteti më i qetë në Evropë për udhëtarët në vitin 2026, sipas një renditjeje që ka analizuar 66 qytete evropiane në bazë të disa faktorëve që lidhen me qetësinë, sigurinë dhe cilësinë e mjedisit.Renditja, e publikuar nga kompania Vape & Go, ka marrë në konsideratë faktorë si niveli i zhurmës gjatë ditës dhe natës, hapësirat e gjelbra, cilësia e ajrit, mundësia për të lëvizur në këmbë dhe siguria. Kryeqyteti i Estonisë ka grumbulluar 92.8 pikë nga 100, duke u renditur në krye të listës.Një nga faktorët që ka ndikuar në rezultatin e lartë të Talinit është niveli i ulët i ekspozimit ndaj zhurmës gjatë natës. Sipas të dhënave të përdorura në studim, vetëm 0.84 për qind e banorëve janë të ekspozuar ndaj zhurmës së trafikut rrugor dhe hekurudhor gjatë natës.Talini vlerësohet gjithashtu për kombinimin e hapësirave të gjelbra, bregdetit dhe qendrës historike. Qyteti i Vjetër mesjetar është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërsa rrugicat me kalldrëm, kullat historike dhe parqet e bëjnë qytetin një destinacion të përshtatshëm për shëtitje dhe pushim.Cyrihu në vendin e dytëNë vendin e dytë u rendit Cyrihu, me 88.1 pikë, duke u pozicionuar menjëherë pas Talinit.Qyteti më i madh i Zvicrës është vlerësuar në disa prej kategorive të analizuara nga studimi, duke u renditur para Tartut të Estonisë.Në vendin e tretë u rendit Tartu, me 86.6 pikë.Në dhjetëshen e parë janë përfshirë edhe Trondheim, Vilnius, Haga, Rijeka, Gjeneva, Tampere dhe Lubjana.Dy qytete zvicerane në dhjetëshen e parëPërveç Cyrihut, në listë është përfshirë edhe Gjeneva, e cila u rendit në vendin e tetë, transmeton albinfo.ch, transmeton Telegrafi.Kështu, Zvicra është një nga dy shtetet që kanë nga dy qytete në dhjetëshen e parë të renditjes, së bashku me Estoninë.Studimi ka veçuar edhe qytete për rezultate specifike në kategori të caktuara. Lubjana është vlerësuar për përqindjen e lartë të hapësirave të gjelbra, Tampere për cilësinë e ajrit, ndërsa Haga për rezultatin në kategorinë

Članaka
2
Autora
0
Izvora
1
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Ky qytet u shpall më i qeti në Evropë për vitin 2026, dy qytete zvicerane në top 10

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Ky qytet është shpallur më i qetë në Evropë për vitin 2026

Kryeqyteti i Estonisë, Talini, është renditur si qyteti më i qetë në Evropë për udhëtarët në vitin 2026, sipas një renditjeje të kompanisë Vape & Go.Studimi analizoi 66 qytete evropiane, duke marrë parasysh faktorë si hapësirat e gjelbra, zhurma gjatë ditës dhe natës, cilësia e ajrit, mundësia për të lëvizur në këmbë dhe siguria.Talini mori 92.8 pikë nga 100, ndërsa një nga faktorët kryesorë ishte niveli shumë i ulët i zhurmës gjatë natës. View this post on Instagram A post shared by Tallinn Best Views | Estonia Travel Tips (@estonian.visuals) Vetëm 0.84 për qind e banorëve janë të ekspozuar ndaj zhurmës së trafikut rrugor dhe hekurudhor gjatë natës.Qyteti njihet gjithashtu për Qytetin e Vjetër mesjetar, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, rrugicat me kalldrëm, kullat historike, parqet dhe bregdetin, duke ofruar mundësi për shëtitje dhe pushim.Në vendin e dytë u rendit Cyrihu me 88.1 pikë, ndërsa vendi i tretë i takoi Tartus, qytetit të dytë më të madh të Estonisë, me 86.6 pikë.Në listën e qyteteve të dalluara u përfshinë edhe Ljubljana, e cila kishte përqindjen më të lartë të hapësirave të gjelbra, Tampere në Finlandë për ajrin më të pastër dhe Haga në Holandë për rezultatin më të lartë në siguri. Në dhjetëshen e parë dominuan qytetet e Evropës Veriore dhe Qendrore.Lista e renditjes së 10 qyteteve më të qeta në Evropë:- Talin, Estoni- Cyrih, Zvicër- Tartu, Estoni- Trondheim, Norvegji- Vilnius, Lituani- Hagë, Holandë- Rijeka, Kroaci- Gjenevë, Zvicër- Tampere, Finlandë-Lubjanë, Slloveni. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 2 od 2 članaka