IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Kush e mbron integritetin e informacionit në epokën e platformave?

Integriteti i informacionit nuk mund të mbrohet nga një aktor i vetëm, por kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve, mediave, platformave digjitale, verifikuesve të fakteve, akademisë dhe shoqërisë civile.Ky ishte një nga mesazhet kryesore të konferencës “Who Protects Information Integrity? / Kush janë mbrojtësit e integritetit të informacionit?”, e cila u mbajt sot në Prishtinë, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Kosova, Shqipëria dhe Franca, si dhe përfaqësuesve të institucioneve, misioneve diplomatike, mediave, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile. Diskutimet u përqendruan në sfidat që paraqesin dezinformimi, përmbajtjet e krijuara përmes inteligjencës artificiale, narrativat ndërkufitare dhe ndikimi i platformave digjitale në mjedisin informativ.Fjalën hyrëse e mbajti David Marchesin nga Ambasada e Francës në Prishtinë, ndërsa fjalimin kryesor e mbajti eksperti francez Vincent Couronne, drejtor dhe bashkëthemelues i “Les Surligneurs”, anëtar i Bordit të EFCSN dhe profesor në Sciences Po Saint-Germain dhe Sorbonne Law School.Couronne theksoi se përgjegjësia për integritetin e informacionit duhet të jetë e përbashkët dhe se kjo çështje nuk mund t’u lihet vetëm platformave digjitale apo qeverive.Sipas tij, nevojitet një ekosistem në të cilin përgjegjësitë ndahen ndërmjet autoriteteve të pavarura, mediave, gazetarëve, verifikuesve të fakteve dhe shoqërisë civile.Një pjesë e rëndësishme e konferencës iu kushtua edhe rregullimit të platformave digjitale dhe Aktit të BE-së për Shërbimet Digjitale (DSA).Në këtë kuadër, u theksua nevoja që Kosova dhe vendet e rajonit të përgatiten për përafrimin e kornizave të tyre ligjore dhe institucionale me standardet evropiane. Diskutimi përfshiu edhe ndërtimin e kapaciteteve për mbikëqyrje dhe zbatim, përcaktimin e autoriteteve përgjegjëse dhe garantimin e pavarësisë së tyre. Couronne vuri në pah edhe rëndësinë e mekanizmave të besueshëm për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme, si dhe qasjen e studiuesve të verifikua

Članaka
3
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Ekspertët në Prishtinë: Integriteti i informacionit kërkon bashkëpunim mes institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

​Si të ruhet ruhet “integriteti” nga “anarkia” e institucionet?

Integriteti i informacionit është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, mediave, verifikuesve të fakteve dhe komunitetit akademik, u tha në konferencën “Ndikimi i jashtëm për manipulim të informacionit”, të organizuar nga Hibrid.info në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë.Përfaqësuesi i Ambasadës së Francës në Kosovë, David Marchesin, tha se asnjë aktor nuk mund ta përballojë i vetëm sfidën e manipulimit të informacionit."Franca beson fuqishëm se asnjë aktor i vetëm nuk mund ta fitojë këtë betejë i vetëm. Institucionet qeveritare nuk mund ta bëjnë këtë të izoluara, as gazetarët nuk mund të veprojnë të vetëm. Garantimi i integritetit të informacionit është një përgjegjësi e përbashkët. Kjo kërkon një ekosistem plotësisht të angazhuar: së pari, institucione dhe rregullatorë publikë të fuqishëm dhe të pavarur; media profesionale dhe të pavarura; verifikues të fakteve; si dhe kërkime akademike për të zhvilluar edukimin mediatik dhe qëndrueshmërinë e publikut", tha ai.Ndërkaq, Vincent Couronne, ekspert francez i së drejtës publike, profesor dhe themelues e drejtor i medias së pavarur “Les Surligneurs”, tha se përgjegjësia për integritetin e informacionit nuk duhet t’u lihet vetëm platformave digjitale apo qeverive."Kush duhet të jetë përgjegjës për mbrojtjen e integritetit të informacionit në një mjedis gjithnjë e më shumë të ndikuar nga manipulimi dhe platformat digjitale?...Përgjigjja e parë në të cilën nuk besoj është: platformat. T’i lëmë ato të vetërregullohen. Dua të them, ato i kanë të dhënat, i kanë inxhinierët, e kanë shtrirjen. Me siguri ato e dinë më së miri se si të mbrojnë integritetin e informacionit që publikojnë. Unë nuk besoj në këtë. Nuk besoj se kjo mund të jetë zgjidhje për një arsye të thjeshtë. Nëse platformat janë përgjegjëse për integritetin e informacionit, atëherë platformat bëhen pika e hyrjes dhe pika e daljes për të gjithë informacionin publik...Përgjigjja e dytë është: qeveritë. Dhe këtu përfshij edhe Komisionin Evropian. T’ia

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Kush e mbron integritetin e informacionit në epokën e platformave?

Nga një imazh i gjeneruar me inteligjencë artificiale te një lajm i rremë që përsëritet nga një portal anonim dhe përfundon në një ekran televiziv kombëtar, mënyra se si prodhohet dhe shpërndahet informacioni ka ndryshuar me shpejtësi. Në këtë mjedis, sfida nuk është më vetëm të përcaktohet nëse një pretendim është i vërtetë apo i […] The post Kush e mbron integritetin e informacionit në epokën e platformave? appeared first on Faktoje.al.

FaktojeIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 3 od 3 članaka