Kryeministri i Samoas kërkon falje pasi del në dritë një video me përshëndetjen naziste
Kryeministri i Samoas, La’auli Leuatea Schmidt, ka kërkuar falje pasi një video e paparë më parë e shfaqte atë duke udhëhequr një përshëndetje naziste dhe duke thënë "Heil Hitler" gjatë një takimi familjar.Schmidt e bëri këtë deklaratë pendese të hënën, pasi gazeta vendase "Samoa Observer" publikoi një ditë më parë videon shtatë-sekondëshe.Pamjet janë regjistruar gjatë një takimi familjar të familjes Schmidt në ishullin Savai‘i në korrik të vitit 2007, kur ai ishte deputet dhe nënkryetar i parlamentit.Në video, Schmidt mban një mikrofon ndërsa udhëheq një thirrje entuziaste me grupin, para se t'u kërkojë të pranishmëve të ngrenë dorën e djathtë dhe të thonë "Heil Hitler".The stiff-right-arm salute and the phrase “Heil Hitler,” used to signify allegiance to Adolf Hitler and Nazi Germany, are captured in previously unseen footage involving Prime Minister Laaulialemalietoa Leuatea Schmidt, drawing concern from historians and academics, with one calling on the Prime Minister to apologise to those who may be offended by it. https://t.co/BIt4XSYdRA — Samoa Observer (@samoaobserver) October 3, 2026Rreth një duzinë njerëzish që dukeshin në video duket se e ndjekin atë në këtë veprim."Radio New Zealand" deklaroi se e kishte verifikuar në mënyrë të pavarur videon përmes korrespondentit të saj në Samoa.Schmidt, udhëheqësi i një shteti ishullor në Paqësor, tha të hënën se fjalët dhe gjesti ishin të papërshtatshme, pavarësisht qëllimit të takimit, dhe kërkoi falje për ofendimin që ato mund të kishin shkaktuar."Unë e refuzoj nazizmin, antisemitizmin, racizmin dhe të gjitha format e ekstremizmit politik", theksoi ai, duke shtuar se ky episod nuk pasqyronte bindjet e tij apo vlerat e qeverisë dhe popullit të Samoas.Kërkesa për falje erdhi pas kritikave nga akademikë të kontaktuar nga "Samoa Observer".Richard Evans, historian i Gjermanisë naziste, i tha "Samoa Observer" përmes emailit se pamjet ishin "tronditëse dhe shqetësuese".Gazeta citoi gjithashtu Anne-Marie Brady-n, akademike
