IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Klauzola e veçantë e Fabregasit me Comon

Como i ka dhënë fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat të dielën.Como e drejtuar nga Cesc Fabregas, e mposhti Fiorentinan me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së shtatë të Serie A.Në fitoren e Comos shkëlqeu argjentinasi i talentuar, Nico...

Članaka
4
Autora
0
Izvora
3
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Como kthehet te fitorja, shkëlqen Paz

Como i ka dhënë fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat të dielën.Como e drejtuar nga Cesc Fabregas, e mposhti Fiorentinan me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së shtatë të Serie A.Në fitoren e Comos shkëlqeu argjentinasi i talentuar, Nico...

KohaIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Klauzola speciale e Fabregasit me Comon – spanjolli mund të kalojë te njëri nga tre gjigantët evropianë

Cesc Fabregas vazhdon ta mbajë gjallë ëndrrën për të drejtuar Barcelonën, edhe pse aktualisht po shkruan një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner te Como.Trajneri spanjoll e ka udhëhequr klubin italian drejt sukseseve historike. Ai ndihmoi Comon të rikthehej në Serie A pas 21 vitesh mungesë, ndërsa sezonin e kaluar e drejtoi skuadrën drejt kualifikimit të parë historik në Ligën e Kampionëve, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit.Fabregas, 39 vjeç, ka kontratë me Comon deri në qershor të vitit 2028. Megjithatë, marrëveshja përmban një klauzolë të veçantë që i lejon atij të largohet me kushte shumë të favorshme financiare në rast se merr një ofertë nga njëri prej ish-klubeve të tij: Barcelona, Arsenali ose Chelsea.Sipas gazetarit të Sky Sports, Gianluca Di Marzio, ishte vetë Fàbregas ai që këmbënguli që kjo pikë të përfshihej në kontratë, duke i lënë vetes mundësinë për t'u larguar nëse njëra prej tri skuadrave ku ka luajtur më herët hap dyert për të. Pavarësisht kësaj, spanjolli po shijon një periudhë stabiliteti dhe kënaqësie te Como. Sipas gazetës spanjolle Marca, Fabregas ka refuzuar disa oferta gjatë verës dhe e ka mbajtur të hapur derën vetëm për tri klubet që përfshihen në kushtet e veçanta të kontratës së tij.Drejtimi i Barcelonës mbetet një nga ambiciet e mëdha të Fabregasit. Megjithatë, realizimi i kësaj ëndrre nuk duket afër për momentin, pasi Hansi Flick vazhdon të jetë në krye të skuadrës katalunase. Real Madridi synon ish-yllin e Barcelonës si trajner për të ardhmen Barcelona e rinovoi kontratën me trajnerin gjerman në maj, duke e zgjatur atë deri në qershor të vitit 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. Marrëveshja u bë për një periudhë të kufizuar, pasi Flick preferon kontrata afatshkurtra, edhe pse presidenti Joan Laporta kishte dëshiruar ta lidhte atë me klubin për një periudhë më të gjatë./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Fabregas me klauzolë speciale: Vetëm tri klube mund ta marrin nga Como

Cesc Fabregas po vazhdon të shkëlqejë në stolin e Comos, me klubin italian që ka arritur një sukses historik dhe është kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, kontrata e spanjollit përmban një klauzolë të veçantë, që i lejon atij të largohet nga Como për një shumë simbolike nëse merr ofertë nga […]

Epoka e ReIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Klauzola e veçantë e Fabregasit me Comon

Cesc Fabregasi ka një klauzolë të veçantë në kontratën me Comon, që lidhet me tri ish-klubet e tij.Trajneri spanjoll mund të largohet nga Como nëse në të ardhmen merr ofertë nga Barcelona, Chelsea ose Arsenali.Sipas raportimeve të gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, në kontratën e...

KohaIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 4 članaka