Kina përjashton dy gjeneralë të lartë nga partia dhe ushtria, duke i akuzuar për mungesë besnikërie dhe korrupsion
Kina ka përjashtuar dy udhëheqës të lartë ushtarakë, Zhang Youxia dhe Liu Zhenli, nga Partia Komuniste dhe ushtria, sipas një njoftimi zyrtar të së hënës, i cili përmend akuza për mungesë besnikërie, korrupsion dhe shkelje të tjera të rënda disiplinore.Zhang ishte numri dy në hierarkinë nën presidentin Xi Jinping, si nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak – organi suprem i komandës – dhe prej kohësh konsiderohej si aleati më i ngushtë ushtarak i Xi-së. Liu ishte anëtar i këtij komisioni dhe shef i shtabit të Departamentit të Shtabit të Përbashkët.Hetimet ndaj Zhang dhe Liu u njoftuan në janar, ndërsa të dy u larguan nga Komisioni Qendror Ushtarak shtetëror në fund të gushtit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Që kur erdhi në pushtet në vitin 2012, Xi ka ndërmarrë një nga fushatat më të gjera “kundër korrupsionit dhe për disiplinimin e radhëve në historinë moderne kineze”. Miliona njerëz brenda burokracisë së gjerë kineze janë hetuar në nivele të ndryshme, ndërsa dhjetëra zyrtarë të lartë të partisë, qeverisë dhe ushtrisë janë përfshirë në hetime dhe janë larguar nga detyra.Vitet e fundit, ushtria ka qenë gjithnjë e më shumë një nga objektivat kryesore të kësaj fushate më të gjerë. Një sërë hetimesh dhe përjashtimesh kanë lënë vetëm dy figura aktive në Komisionin Qendror Ushtarak, i cili më parë përbëhej nga shtatë anëtarë; mes tyre është edhe vetë Xi, i cili shërben si kryetar.Siç theksohet më tej, udhëheqja kineze i akuzoi dy ish-udhëheqësit ushtarakë se kanë treguar mungesë besnikërie ndaj partisë, kanë braktisur parimet e saj dhe nuk kanë zbatuar disiplinën e rreptë partiake apo nuk kanë mbikëqyrur siç duhet stafin dhe anëtarët e familjes.Zhang dhe Liu "shkelën rëndë disiplinën dhe rregullat politike, krijuan klike dhe fraksione, si dhe treguan mungesë besnikërie e pandershmëri ndaj partisë", thuhet në dokumentet zyrtare të cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.Ata "tejkaluan vijat e kuqe dhe kufijtë bazë", thuhet në njoftim, duke shtuar s

