A do të jetë opinioniste e BBVA 6? Ja si u përgjigj Alketa Vejsiu
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar në emisionin e ri “Live me Luizin”, i cili moderohet nga fituesi i Big Brother VIP Albania dhe këngëtari, Luiz Ejlli.Gjatë intervistës, Vejsiu u pyet nëse do të jetë opinioniste në edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania, ndërsa përgjigjja e saj la të kuptohet se ajo nuk do ta ketë këtë rol.“Je përfolur se do të jesh opinioniste e Big Brother, kë do të heqësh Arbërin a po Monikën?”, e pyeti Luizi.Vejsiu iu përgjigj me shaka, duke folur edhe për paraqitjen e saj në edicionin e kaluar, kur ishte e ftuar në spektakël.“Nuk heq unë asnjë, unë thjesht, më dhanë karrigen u ula si zonjë. Unë erdha dhe u ula në karrigen që më dhanë. Nuk më dhanë çelësat e shtëpisë”, tha Alketa.“Jo unë do të pres radhën, kur të mërzitet Ledioni, të bëjë ai një format tjetër që ta drejtoj unë Big Brotherin.“Unë bëra thjesht shaka se unë jam shumë e lumtur që e drejton Ledioni se e drejton shumë mirë”, ka deklaruar ajo mes tjerash.
