IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Kriza e karburantit në Itali, SOCAR vendos tavan për çmimet e benzinës dhe naftës

Çmimet e karburanteve në Zvicër janë rritur sërish pas një periudhe të shkurtër pauze. Benzina dhe nafta janë shtrenjtuar së fundmi me pesë centë për litër, sipas shifrave të fundit të Touring Club Switzerland (TCS). Çmimi mesatar i një litri benzinë pa plumb 95 është rritur me 2.4 për qind krahasuar me javën e kaluar, duke arritur në 2.16 franga zvicerane (CHF). Ndërkaq, benzina pa plumb 98 tani kushton 2.27 franga për litër, që përfaqëson një rritje prej 2.3 për qind, raporton Swissinfo.Edhe nafta është shtrenjtuar sërish. Çmimi mesatar i saj është rritur me 2.1 për qind, duke arritur në 2.45 franga zvicerane për litër. Kjo do të thotë se çmimi aktual është vetëm një cent më i ulët se niveli më i lartë vjetor prej 2.46 frangash, i regjistruar në mesin e shtatorit. Pas rritjeve të ndjeshme të çmimeve gjatë shtatorit, karburantet patën shënuar një rënie të lehtë për një periudhë të shkurtër. Luhatjet e çmimeve i atribuohen, ndër të tjera, situatës së tensionuar në tregjet ndërkombëtare të karburanteve, transmeton Telegrafi.Kësaj situate i shtohen edhe problemet e transportit në Zvicër, pasi niveli i ulët i ujit në lumin Rain po i bën importet më të shtrenjta. Varësia e Zvicrës nga lëndët djegëse fosile Ndërkohë, çmimet në tregjet ndërkombëtare të naftës shënuan një rënie të lehtë të premten. Një fuçi nafte bruto Brent e Detit të Veriut kushtonte rreth 105 dollarë në orët e mëngjesit. Megjithatë, ky çmim mbetet dukshëm më i lartë se ai i regjistruar para fillimit të luftës në Iran, në fund të shkurtit, kur një fuçi nafte kushtonte rreth 72 dollarë. Ndryshimet në tregun ndërkombëtar të naftës zakonisht kërkojnë pak kohë derisa të reflektohen në çmimet e karburanteve në pompat e benzinës në Zvicër./Telegrafi/

Članaka
223
Autora
0
Izvora
13
U posljednjih 7 dana
26

Učitavamo…

Izvještaj

Rriten sërish çmimet e karburanteve në Zvicër, nafta arrin afër nivelit më të lartë vjetor

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Flukset e naftës përmes Hormuzit ranë me 32%, Brent drejt rritjes javore mbi 105 dollarë

Flukset e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit kanë rënë ndjeshëm për shkak të përshkallëzimit të sulmeve ndaj anijeve dhe tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa çmimet e naftës mbeten në rritje në bilancin javor. Nafta Brent zbriti me 0,67%, në 105,21 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) ra me […] The post Flukset e naftës përmes Hormuzit ranë me 32%, Brent drejt rritjes javore mbi 105 dollarë appeared first on Revista Monitor.

Monitor.alIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

IEA paralajmëron rritje të çmimeve të naftës në Europë, kriza globale mund të zgjasë deri në 2027

Tregjet e naftës diesel do të mbeten nën presion deri në vitin 2027 dhe çmimet e saj në tregun europian të shumicës mund të rriten sërish gjatë javëve të ardhshme, paralajmëroi të mërkurën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Në raportin e saj mujor, agjencia theksoi se rimëkëmbja e furnizimeve me naftë nga vendet e Gjirit […] The post IEA paralajmëron rritje të çmimeve të naftës në Europë, kriza globale mund të zgjasë deri në 2027 appeared first on Revista Monitor.

Monitor.alIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

​Konstituohet Bordi i Korporatës për ruajtjen e energjisë, synohet zvogëlimi i importit

Kosova do të ketë një ndërmarrje të re publike për ruajtjen e energjisë elektrike, e cila do të mundësojë grumbullimin e tepricave të energjisë dhe shfrytëzimin e tyre në periudhat kur kërkesa është më e lartë. Korporata për Ruajtjen e Energjisë (KRE Sh.A.) do të ketë në pronësi dhe do të operojë sistemin e baterive…

Lajmi.netIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 223 članaka