Kim Kardashian otkrila zašto je bila slobodna čak pet godina nakon braka s Kanyeom
Kim je podnijela zahtjev za razvod od poznatog repera u veljači 2021. godine, nakon burnog razdoblja obilježenog njegovim javnim ispadima
Kim je podnijela zahtjev za razvod od poznatog repera u veljači 2021. godine, nakon burnog razdoblja obilježenog njegovim javnim ispadima
Učitavamo…
Kim je podnijela zahtjev za razvod od poznatog repera u veljači 2021. godine, nakon burnog razdoblja obilježenog njegovim javnim ispadima
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shfrytëzuan vizitën në Londër për të kaluar disa momente së bashku, duke zgjedhur biçikletat Lime për të eksploruar qytetin dhe duke shijuar më pas një çaj tradicional britanik pasdite.45-vjeçarja ndodhet në Londër për hapjen e dyqanit të saj SKIMS në Regent Street. Mes angazhimeve për markën, Kim u pa duke lëvizur me biçikletë së bashku me Hamiltonin, 41 vjeç, ndërsa pranë tyre qëndronte edhe një truprojë.Kim kishte zgjedhur një veshje sportive me geta, bluzë të bardhë dhe xhaketë të zezë, ndërsa flokët i kishte stiluar me kaçurrela dhe e kompletoi pamjen me syze të mëdha, shkruan DailyMail. Hamilton u shfaq me një xhaketë me print leopardi, geta sportive, atlete, kapuç dhe syze dielli.Pas xhiros me biçikleta, çifti vazhdoi ditën me një çaj pasditeje në stilin britanik. Vizita e Kim në Londër lidhet edhe me hapjen e dyqanit të parë të SKIMS në Regent Street, një tjetër hap për markën që ajo bashkëthemeloi në vitin 2019. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik, Kardashian mori pjesë edhe në eventin e hapjes së dyqanit, ku tërhoqi vëmendjen me tre veshje të ndryshme. Mes tyre ishte një pamje me lëkurë gjarpri, ndërsa më vonë veshi një fustan ngjyrë kafe nudo, të ngushtë pas trupit, me dekolte të thellë, detaje me lidhëse dhe fund transparent. Në event morën pjesë edhe Rochelle Humes, Leomie Anderson dhe Ellie Bamber. /Telegrafi/
Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në Londër duke u shfaqur me tre veshje të ndryshme gjatë festimeve për hapjen e dyqanit të parë kryesor të SKIMS në kryeqytetin britanik. 45-vjeçarja u shfaq me një kostum prej lëkure gjarpri, ndërsa gjatë mbrëmjes ndryshoi disa herë pamjen.Kim u pa gjithashtu duke takuar parukierin e saj Chris Appleton, përpara debutimit të tij në “Strictly”, shkruan DailyMail. Më vonë, ajo zgjodhi një fustan ngjyrë kafe, të ngushtë pas trupit, me detaje me lidhëse, dekolte të thellë dhe fund transparent, të cilin e kombinoi me taka me lidhëse dhe grim të theksuar.Në festimet për hapjen e SKIMS morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur, mes tyre Rochelle Humes, Leomie Anderson dhe Ellie Bamber. Kim vazhdoi mbrëmjen me festën pas sfilatës së Javës së Modës në Londër, ku u shfaq sërish me një tjetër veshje.Dalja e saj në Londër erdhi pasi ajo kishte shijuar një darkë me Lewis Hamilton në restorantin estiatorio Milos. Dyshja ishte parë së bashku në Paris dhe më pas udhëtoi drejt Londrës. Në të njëjtën ditë, një gjykatë në Paris i dha Kim vetëm një euro kompensim lidhur me grabitjen e armatosur të vitit 2016. Gjatë incidentit, ajo humbi bizhuteri me vlerë 10 milionë dollarë (rreth 8.6 milionë euro), përfshirë një unazë fejese prej 4 milionë dollarësh (rreth 3.4 milionë euro) nga Kanye West, e cila nuk është gjetur. /Telegrafi/
Prikazano 3 od 3 članaka