Milani futet në garë për transferimin e njërit prej sulmuesve më të kërkuar në Evropë
Milani është ndër klubet që po e monitorojnë nga afër sulmuesin e shumëkërkuar të Club Brugge, Nicolo Tresoldi, në prag të një transferimi të mundshëm gjatë verës së ardhshme.Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, është mahnitur nga potenciali i 22-vjeçarit gjerman dhe dëshiron ta sigurojë transferimin e tij në “San Siro”.Tresoldi së fundmi ishte në qendër të vëmendjes pasi realizoi het-trik kundër Interit në Ligën e Kampionëve, duke e çuar në nëntë numrin e golave të shënuar në 11 ndeshje këtë sezon.Përparësia më e madhe e Milanit në këtë garë është fakti se sulmuesi është një tifoz i kahershëm i “Rossonerëve”.Babai i Tresoldit ka zbuluar se ëndrra e djalit të tij është të veshë fanellën e Milanit, duke bërë të ditur gjithashtu se një ofertë nga Interi nuk do të pranohej kurrë. Roma kishte tentuar ta transferonte sulmuesin gjatë verës së kaluar, me një ofertë prej 35 milionë eurosh, por Club Brugge e kishte refuzuar atë.Megjithatë, vlera e Tresoldit është rritur ndjeshëm dhe tashmë raportohet se ka kaluar shifrën e 50 milionë eurove, falë formës së shkëlqyer që po kalon.Tresoldi, i cili ka të drejtë të përfaqësojë në nivelin e seniorëve si kombëtaren italiane, ashtu edhe atë gjermane, pritet të transferohet te një prej klubeve të mëdha evropiane para fillimit të sezonit të ardhshëm./Telegrafi/
