IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Infantino përballet me një tjetër çështje të FIFA-s, Kongo e çoi në Botëror portierin që nuk duhej të luante

FIFA po përballet me akuza të reja për mënyrën se si trajtoi një rast që lidhet me portierin e DR Kongos, Lionel Mpasi. Sipas New York Times dhe Le Monde, dokumente të brendshme të FIFA-s sugjerojnë se dokumentacioni për ndryshimin e shtetësisë sportive të Mpasit, i cili më parë kishte luajtur për grupmoshat e Francës, […]

Članaka
2
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Skandal i ri në FIFA: Dyshime për parregullsi te DR Kongo

FIFA po përballet me akuza të reja për mënyrën se si trajtoi një rast që lidhet me portierin e DR Kongos, Lionel Mpasi. Sipas New York Times dhe Le Monde, dokumente të brendshme të FIFA-s sugjerojnë se dokumentacioni për ndryshimin e shtetësisë sportive të Mpasit, i cili më parë kishte luajtur për grupmoshat e Francës, […]

IndeksonlineIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Infantino përballet me një tjetër çështje të FIFA-s, Kongo e çoi në Botëror portierin që nuk duhej të luante

FIFA po përballet me akuza të reja për mënyrën se si ka trajtuar rastin e portierit të Republikës Demokratike të Kongos, Lionel Mpasi, i cili u aktivizua në Kupën e Botës pavarësisht dyshimeve se nuk i kishte përmbushur kushtet për të përfaqësuar kombëtaren afrikane.Çështja ka ngjallur reagime të forta në Nigeri, e cila ishte eliminuar nga Republika Demokratike e Kongos në rrugëtimin drejt Botërorit. Sipas dokumenteve të siguruara nga “The New York Times” dhe “Le Monde”, vetë zyrtarë të FIFA-s kishin konstatuar përpara turneut se Mpasi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për të luajtur për Kongon. Portieri kishte qenë pjesë e strukturave të kombëtareve të moshave të Francës, ndaj për të përfaqësuar një tjetër shtet kërkohej përfundimi i procedurave për ndryshimin e përfaqësueses. Mirëpo, sipas dokumentacionit të bërë publik, kjo procedurë nuk ishte përmbyllur në mënyrën e kërkuar.Pavarësisht këtyre shqetësimeve, FIFA nuk ndërhyri për ta ndaluar aktivizimin e tij. Mpasi vijoi të ishte pjesë e skuadrës së Kongos edhe në fazën vendimtare të kualifikimeve, përfshirë ndeshjen e playoffit ndaj Xhamajkës.Kongo e fitoi atë përballje dhe siguroi një vend në Kupën e Botës, duke bërë që çështja të merrte përmasa edhe më të mëdha. Nëse portieri do të konsiderohej i papërshtatshëm për të luajtur, aktivizimi i tij mund të kishte pasoja të drejtpërdrejta në vlefshmërinë e pjesëmarrjes së skuadrës. Rasti u vu nën hetim pasi Federata Nigeriane e Futbollit paraqiti ankesë në FIFA. Nigeria kishte humbur ndaj Kongos në fazën kualifikuese dhe pretendoi se çështja e dokumentacionit të Mpasit duhej të merrej në konsideratë nga organet kompetente.Gjatë shqyrtimit të rastit, FIFA dyshohet se konfirmoi se Republika Demokratike e Kongos nuk kishte përfunduar procedurën e nevojshme për ndryshimin e përfaqësueses së portierit, i cili më herët kishte luajtur për Francën në nivelet e grupmoshave.Megjithatë, pavarësisht këtij konstatimi, FIFA lejoi që Mpasi të vazhdonte të luante për Kongon

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 2 od 2 članaka