IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Pas aventurës me Kosovën, Asllani dhe Avdullahu rikthehen plot energji te Hoffenheimi

Fisnik Asllani po vazhdon të lërë gjurmë me paraqitjet e tij te Hoffenheimi, por golat dhe kontributi individual nuk po mjaftojnë që skuadra gjermane t’i shmangë rezultatet negative.Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e tij të parë të sezonit dhe të parin në garat evropiane, në ndeshjen kundër Besiktasit, por Hoffenheimi pësoi humbjen e radhës, duke u mposhtur me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.Asllani realizoi në minutën e 68-të, pas një aksioni individual, në të cilin tregoi teknikën dhe qetësinë para portës. Megjithatë, dy golat e shpejtë të Oh Hyeon-Gyu më pas i dhanë fitoren skuadrës turke, duke e lënë Hoffenheimin sërish pa pikë të rëndësishme.Pas përfundimit të takimit, sulmuesi kosovar foli për vështirësitë e skuadrës dhe momentet vendimtare që, sipas tij, po i kushtojnë Hoffenheimit. Super Asllani, shënon gol të jashtëzakonshëm ndaj Besiktasit “Është shumë e vështirë për ta pranuar këtë. E kemi menduar ndryshe. Donim t’i merrnim pikët e plota ndaj një kundërshtari të fortë. Jemi mbrojtur mirë herë pas here, por nuk kishim përqendrimin e duhur në momentet vendimtare”, deklaroi Asllani për faqen zyrtare të klubit.Pavarësisht zhgënjimit, futbollisti i Kosovës u bëri thirrje bashkëlojtarëve të mos dorëzohen, duke rikujtuar se skuadra duhet të ruajë besimin dhe të përmirësojë paraqitjet në vazhdim.“Në sezonin e kaluar na kanë ndodhur shumë gjëra, por nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë dhe të kemi vetëbesim. Duhet të mbrohemi mirë si ekip. Kemi periudha shumë të mira në çdo ndeshje, por duhet të jemi në lojë për 90 minuta”, shtoi ai. Hoffenheimi ka regjistruar rezultate zhgënjyese edhe në ndeshjet e fundit. Në fundjavën e kaluar, skuadra u mposht nga Hamburgu, ndonëse Asllani kontribuoi me një asistim. Edhe në atë përballje, skuadra nuk arriti ta shfrytëzonte kontributin e sulmuesit kosovar për të marrë rezultat pozitiv.Asllani, i cili kishte shënuar edhe për Kosovën në barazimin 1-1 ndaj Austrisë në Prishtinë, s

Članaka
35
Autora
0
Izvora
6
U posljednjih 7 dana
16

Učitavamo…

Izvještaj

Asllani shënoi në Evropë, por Hoffenheimi zhgënjeu sërish – sulmuesi kosovar tregon ku po gabojnë

TelegrafiIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Asllani tregon se çfarë i mungon Hoffenheimit

Fisnik Asllani kompletoi edhe një tjetër ndeshje te Hoffenheimi me plot sukses në aspektin individual. Të enjten mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në shtëpi ndaj Beshiktashit, shënoi gol. Ishte goli i parë i sezonit për sulmuesin e Kosovës dhe i pari në garat...

KohaIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Asllani shënon ndaj Besiktasit, por Hoffenheimi pëson humbje (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar me paraqitjet e mira, duke gjetur sërish rrugën drejt golit, kësaj radhe në Ligën e Evropës. Asllani realizoi golin e barazimit për Hoffenheimin në minutën e 68-të në përballjen ndaj gjigantit turk Besiktas, transmeton lajmi.net. Megjithatë, goli i sulmuesit kosovar nuk mjaftoi që skuadra gjermane të shmangte…

Lajmi.netIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Momenti brilant i Asllanit nuk i ndihmon Hoffenheimit

Fisnik Asllani pati moment brilant të enjten mbrëma në xhiron e dytë të Ligës së Evropës. Sulmuesi i Hoffenheimit dhe i Kosovës në minutën e 68-të pranoi top afër zonës së Beshiktashit. Bëri lëvizjen e parë e më pas edhe një tjetër dhe gjuajti drejt...

KohaIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 35 članaka