IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

GTA 6, një nga projektet më ambicioze të video-lojërave të të gjitha kohërave

Një person ose grup që përdor emrin Cyberleek ka publikuar pamje të pretenduara nga video-loja e shumëpritur GTA 6, përfshirë një skenë ku personazhi kryesor, Lucia Caminos, shfaqet lakuriq në rrugët e Vice City.Krahas publikimit të këtyre pamjeve, hakeri ka kërcënuar se do ta zbulojë të gjithë video-lojën, përfshirë historinë e saj, nëse kompania Rockstar Games dhe botuesi Take-Two Interactive nuk i plotësojnë kërkesat e tij.Sipas raportimeve, kërkesat përfshijnë ndryshimin e vendimit për shpërndarjen e video-lojës vetëm në format digjital, duke mundësuar edhe blerjen e saj në disqe fizike, si dhe një kërkimfalje publike ndaj lojtarëve.Megjithatë, rasti duket se ka edhe një prapavijë financiare. Personi që qëndron pas kërcënimeve po promovon një kriptomonedhë të quajtur Cyberleek, ndërsa në materialet e publikuara shfaqen shenja identifikuese dhe kode QR që çojnë drejt saj.Hakeri pretendon se do ta publikojë të gjithë lojën nëse vlera e kësaj kriptomonedhe arrin 30 milionë dollarë.Pamjet e publikuara kanë nxitur reagime dhe diskutime në komunitetin e lojërave. Përveç skenës me Lucian, në to pretendohet se shfaqen edhe elemente të tjera të lojës, përfshirë vozitjen e veturave, përleshjet dhe aktivitete të ndryshme.Megjithatë, autenticiteti i materialeve mbetet i paqartë. Disa përdorues dyshojnë se ato mund të jenë marrë nga një version i hershëm i lojës, ndërsa të tjerë besojnë se mund të jenë të falsifikuara ose të modifikuara për të tërhequr vëmendje dhe për të rritur vlerën e kriptomonedhës.Deri më tani, pretendimet se hakeri posedon të gjithë lojën nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa Rockstar Games nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj kërcënimit të fundit.GTA 6 është një nga lojërat më të pritura të viteve të fundit. Publikimi i saj zyrtar është planifikuar për 19 nëntor 2026. /Telegrafi/

Članaka
2
Autora
0
Izvora
1
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Hakerët publikojnë pamje të Lusisë lakuriq në GTA 6, kërcënojnë se do ta zbulojnë të gjithë video-lojën

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

GTA 6, një nga projektet më ambicioze të video-lojërave të të gjitha kohërave

Për GTA 6 prej vitesh flitet si një prej prezantimeve potencialisht më të mëdha në historinë e industrisë së argëtimit, si për pritshmëritë e mëdha ashtu edhe për investimet në zhvillimin e saj.Sipas një prej drejtuesve të studios Rockstar Games, synimi është që pothuajse çdo aspekt i vieo-lojës së ardhshme të ngrihet në një nivel të ri. Aron Garbut, drejtues i zhvillimit dhe një prej drejtuesve të Rockstar, thotë se presioni i madh që shoqëron projektin është shndërruar nga ekipi në motivim shtesë.Në vend që të bëhen kompromise mes madhësisë së botës, nivelit të detajeve dhe ndërveprimit, Rockstar ka synuar t'i përmirësojë të gjitha këto elemente njëkohësisht."Zakonisht bëni kompromis mes shtrirjes dhe detajeve, ose mes detajeve dhe ndërveprimit. Me këtë projekt, ne kemi shkuar në drejtim të kundërt", tha Garbut për Game Informer.Sipas tij, Rockstar ka ngritur nivelin e detajeve, shtrirjes, madhësisë, ndërveprimit dhe dendësisë së botës së lojës, gjë që pritet të vërehet në të gjitha aspektet e saj.GTA 6 pritet të ofrojë një botë të hapur gjigante, mjedise më të detajuara, fizikë më të avancuar dhe një numër më të madh elementesh me të cilat lojtarët mund të ndërveprojnë. Rockstar deri tani nuk i ka zbuluar të gjitha detajet, por trailerët e publikuar kanë treguar tashmë nivelin e lartë të vëmendjes ndaj detajeve.Pas këtij projekti qëndrojnë edhe burime të mëdha financiare të kompanisë Take-Two Interactive. Buxheti i saktë i GTA 6 nuk është bërë publik, por loja konsiderohet një prej projekteve më ambicioze në historinë e industrisë së video-lojërave.Rockstar është e njohur për zhvillimin e lojërave për shumë vite dhe për investimin e madh në botën e lojës, animacione, fizikë dhe detaje. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 2 od 2 članaka