IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Elon Musk investon 276 milionë dollarë për republikanët, miliarderi synon të ndikojë në zgjedhjet e nëntorit

Tužitelji u oba slučaja stanovnici su Arizone koji su tvrdili da su Musk i America PAC obmanuli birače u sedam saveznih država. […]

Članaka
8
Autora
0
Izvora
8
U posljednjih 7 dana
7

Učitavamo…

Izvještaj

Musk shpenzoi 276 milionë dollarë për të mbështetur republikanët në zgjedhjet e mesit të mandatit

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, ka dhuruar 276 milionë dollarë për organizata që mbështesin fushatat e kandidatëve amerikanë të krahut të djathtë në prag të zgjedhjeve të ndërmjetme, raportuan të hënën mediat amerikane.Kjo shumë, e dhuruar e gjitha që nga muaji korrik, e bën Musk-un dhuruesin më të madh individual për zgjedhjet e 3 nëntorit, sipas gazetës "New York Times". Ai ka shpenzuar gjithsej 366 milionë dollarë gjatë këtij cikli zgjedhor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Përfituesi më i madh i fondeve ishte "Senate Leadership Fund" (Fondi i Lidershipit të Senatit) i Republikanëve, i cili mori 158 milionë dollarë me qëllim ruajtjen e kontrollit të partisë mbi dhomën e sipërme të Kongresit, pavarësisht diferencës së ngushtë.Drejtuesi i SpaceX dhe Tesla-s nuk është i panjohur për shpenzimet e mëdha në zgjedhjet amerikane; ai ka dhuruar 290 milionë dollarë në vitin 2024 për të ndihmuar presidentin amerikan Donald Trump të rizgjidhet.Trump e lejoi Musk-un të punonte në Shtëpinë e Bardhë për disa muaj, duke mbikëqyrur nismën e tij për shkurtimin e shpenzimeve, Departamentin e Efiçencës Qeveritare (DOGE), por Musk u largua nga posti pas një mosmarrëveshjeje publike me presidentin.Që atëherë, ata janë pajtuar dhe Trump i dha Musk-ut Medaljen Kombëtare të Shkencës gjatë një aktiviteti në Uashington D.C. javën e kaluar.Megjithëse donacionet individuale për fushatat në Shtetet e Bashkuara janë të kufizuara në 3,300 dollarë për person, boshllëqet ligjore në sistemin e financimit të fushatave u lejojnë mega-dhuruesve politikë të kontribuojnë në fonde të njohura si komitete të veprimit politik ose "PAC", të cilat mbështesin kandidatët. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 8 članaka