IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Nicole Kidman zbunila obožavatelje na premijeri: ‘Pijana ili trijezna, ne može pogriješiti!‘

Večeras u 21:02 na HTV-u 2 prikazuje se biografska drama o slavnoj holivudskoj glumici koja je postala princeza. Evo zašto je film s Nicole Kidman izazvao bijes kneževske obitelji i podijelio kritičare diljem svijeta

Članaka
5
Autora
0
Izvora
4
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Nicole Kidman hoqi paruken dhe tregoi flokët e saj natyralë: Shumëkush po pyet pse i fsheh

Aktorja u shfaq krejt ndryshe nga tapeti i kuq, ndërsa arsyeja pse prej vitesh përdor paruke lidhet më shumë me mbrojtjen e flokëve sesa me pamjenAktorja e famshme Nicole Kidman publikoi në Instagram një fotografi ku shfaq flokët e saj natyralë. Ylli i Hollywood-it prej vitesh përdor paruke dhe shtesa flokësh, ndërsa fansat u entuziazmuan nga pamja e saj krejt natyrale.Nicole Kidman po pushon në Portofino të Italisë, ku është realizuar edhe fotografia që tërhoqi vëmendjen. Aktorja vendosi t’u japë pushim parukeve të rënda dhe shtesave që përdor rregullisht në tapetin e kuq.Ajo u shfaq me flokë dukshëm më të shkurtër krahasuar me paraqitjet e fundit publike. Flokët kanë një nuancë mes biondes dhe së kuqes, që i afrohet ngjyrës së saj natyrale, ndërsa janë stiluar në onde të lirshme dhe natyrale.Në njërën fotografi, Kidman pozon me një fustan të bardhë veror me rripa, ndërsa flokët i ka lidhur në një bisht të ulët dhe të lirshëm, me disa fije që i bien natyrshëm rreth fytyrës. Në një tjetër, ku shfaqet me motrën e saj Antonia, i ka ngritur flokët në një bisht të lartë, të çrregullt dhe shumë të thjeshtë.Fansat i kanë shkruar se duket jashtëzakonisht bukur në këtë version natyral dhe se pamja e saj nuk mbetet aspak pas paraqitjeve glamuroze në evente gala, ku zakonisht shfaqet me paruke. Madje, shumë prej tyre janë habitur pse aktorja zgjedh t’i përdorë kaq shpesh ato, transmeton Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman) Nicole Kidman ka shpjeguar se paruket i përdor për të mbrojtur flokët e saj natyralë nga dëmtimet që mund të shkaktohen prej ndryshimeve të shpeshta të pamjes, stilimeve dhe trajtimeve që kërkojnë paraqitjet në tapetin e kuq.Në këtë mënyrë, ajo mund të ndryshojë shpejt modelin dhe ngjyrën e flokëve pa i ekspozuar vazhdimisht flokët e saj ndaj nxehtësisë, zbardhimit apo procedurave të tjera agresive.Paruket i kursejnë edhe shumë kohë, pasi transformimi i pamjes mund të bëhet shumë më shpejt sesa me një proces

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 5 članaka