Në tregun e Prishtinës, çmimi për një metër kub dru ka arritur 65 deri 70 euro. Nga shitësit e druve po vlerësohet si çmim i arsyeshëm, ndërsa nga qytetarët i papërballueshëm.Një shitës i druve në kryeqytet, prapa kamerës së KosovaPress konfirmoi se deri në 70 euro është çmimi 1 m³ dru, i cili shton se ka edhe interesim të madh për blerjen e druve. Çmimin e lartë, tregtari e ka arsyetuar edhe me mungesën e punëtorëve dhe pagesat e larta për ta."70 euro metri i druve, ahu dhe bungu, si njëjtë shiten. Mu shit po shiten boll. Disa qytetarë ankohen, disa jo. Më së liri janë mbet drutë se s'ka punëtorë, 100 euro me i dhanë nuk vjen, thotë s'mundem me ardhur. Ky çmim ka qenë edhe vjet, si njëjtë është çmimi. Thotë dikush çmimi është 60 euro, rrenë është ajo ", thekson shitësi. Edhe një shitës tjetër i druve potencon të njëjtën për KosovaPress."Metri 65-70 euro, edhe ahu edhe bungu, si njëjtë shiten. Disa qytetarë po ankohen, disa tjerë po ndahen të kënaqur. Vjet metri u shkua diku 65-70 euro, ashtu njëjtë edhe sivjet", thotë ai.Ndërsa, qytetari Marad Dushi e vlerëson si të papërballueshëm këtë çmim, duke u bazuar në pagat që marrin aktualisht."Unë mendoj se 70 euro është i papërballueshëm për mendimin tim. Ka qenë mirë me qenë 45, 50, 20-30, përndryshe është i papërballueshëm për kushtet që kemi në Kosovë...Edhe sa i përket për rrogë që po thonë janë rritë rrogat, po prapë jemi sepse inflacioni është rritur shumë më shumë sesa rrogat. Unë mendoj se është shumë e papërballueshme. 70 euro është shumë", tha Dushi.Se është shtrenjtë dhe kosto e lartë e thotë edhe qytetari Enver Ahmeti."Deri diku është shtrenjtë, për neve si popull është shtrenjtë...Me qenë 60 prapë bën deri 65 euro, e 70 euro shumë janë", tha Ahmeti.Edhe qytetarë të tjerë janë ankuar për këto çmime të larta dhe kanë kërkuar mbështetje institucionale.Ndërkaq, sipas raportimeve, nga tregu, një ton pelet kushton rreth 380 euro.Sipas Agjencisë së Statistikave te Kosovës, çmimi mesatar për 1 m³ dru në shtator të v
TelegrafiIzvori: 5
Izvorni izdavačKomentari: 0