IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

“Fëmijët e nepo-ve” pushtojnë festën e YSL Beauty, Lila Moss, Beckhamët dhe Gallagherët në qendër të vëmendjes

Lila Moss, Iris Law dhe Romeo Beckham ishin ndër emrat e rinj të familjeve të famshme që tërhoqën vëmendjen në festën e Burberry-t pas Javës së Modës në Londër.Pas sfilatës së koleksionit pranverë-verë 2027 të Burberry-t, e mbajtur në Chelsea College of Arts, tre të rinjtë u fotografuan teksa shkonin drejt festës së organizuar në hotelin St Clement. Lila Moss, vajza e supermodeles Kate Moss, u shfaq me një fustan të shkurtër argjendi me shkëlqim dhe taka të zeza, shkruan DailyMail. Iris Law, vajza e aktorit Jude Law dhe Sadie Frost, zgjodhi një pamje më të thjeshtë, duke hequr xhaketën e saj prej xhinsi dhe duke veshur një bluzë të bardhë. Ndërkohë, Romeo Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham, iu bashkua mbrëmjes së bashku me të dashurën e tij, Kim Turnbull. Ata ishin pjesë e një grupi të madh personazhesh të famshëm që morën pjesë në eventin e Burberry-t, mes tyre Rosie Huntington-Whiteley, Jason Statham, Eve Hewson, Jodie Turner-Smith, Gemma Chan, Keely Hodgkinson dhe aktori Stephen Graham.Sfilata shënoi edhe 170-vjetorin e Burberry-t dhe u zhvillua nën drejtimin kreativ të Daniel Lee. Në të njëjtën periudhë, muzeu V&A në Londër hapi ekspozitën falas The Burberry Trench: Crafting an Icon, e cila sjell në vëmendje historinë e palltos ikonë të markës dhe pjesë të rëndësishme nga arkivi i saj. /Telegrafi/

Članaka
2
Autora
0
Izvora
1
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Lila Moss, Iris Law dhe Romeo Beckham tërheqin vëmendjen në festën e Burberry-t

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Rosie Huntington-Whiteley mahnit në sfilatën e Burberry, shfaqet krah Jason Statham

Rosie Huntington-Whiteley tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në sfilatën e Burberry për koleksionin pranverë-verë 2027, që u zhvillua të hënën në mbrëmje në Londër, në përmbyllje të Javës së Modës.Modelja 39-vjeçare mbërriti në Chelsea College of Arts së bashku me të fejuarin e saj, aktorin Jason Statham. Rosie kishte zgjedhur një pallto lëkure me rrip, të kombinuar me taka me rripa, një çantë elegante dhe bizhuteri Tiffany, ndërsa Statham u shfaq me një xhaketë bomber ngjyrë marine, shkruan DailyMail. Në mesin e të ftuarve ishte edhe Lila Moss, vajza e modeles Kate Moss. 23-vjeçarja u shfaq me një fustan të shkurtër argjendi, ndërsa Jodie Turner-Smith zgjodhi një veshje vjollcë prej lëkure dhe çizme të gjata.Në sfilatë morën pjesë edhe Romeo Beckham dhe e dashura e tij Kim Turnbull, modelja Iris Law, aktorja Gemma Chan, atletja Keely Hodgkinson, si dhe aktori Stephen Graham me bashkëshorten e tij Hannah. Shfaqja u zhvillua në kuadër të festimeve për 170-vjetorin e Burberry dhe koleksioni u prezantua nën drejtimin kreativ të Daniel Lee. Në të njëjtën periudhë, muzeu V&A ka hapur edhe një ekspozitë falas kushtuar historisë së palltos ikonike Burberry, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 3 janar 2027. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 2 od 2 članaka