“Dorëheqje”/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve drejt Sheshit Skënderbej
Janë mbyllur fjalimet e aktivistëve në protestën e 126 kundër qeverisë. Menjëherë pas përfundimit të fjalimeve, u bë thirrje që protestuesit të marshojnë drejt Sheshit Skënderbej. Protestuesit vazhdojnë me thirrjet “Dorëheqje”, “Rama ik, Berisha ik” etj. Revolta ndaj qeverisë vazhdon, teksa akuzojnë mazhorancën për keqmenaxhim dhe korrupsion madhor.
BalkanWebIzvori: 1