Capital T ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë, në të cilën shfaqet në një odë tradicionale shqiptare së bashku me Hamëz Jasharin e ri (nipin e Hamëz Jasharit) dhe Jeton Ramadanin, djalin e heroit të Kosovës, Agim Ramadani – Katana. Reperi shfaqet i ulur pranë dy djemve, në një ambient tipik të odave shqiptare, duke përcjellë një moment larg atmosferës së skenës dhe koncerteve.Krahas fotografisë, Capital T ka zgjedhur një përshkrim të shkurtër, por domethënës: “Gjak shqiptari”. View this post on Instagram A post shared by Capital T (@truekapo) Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, sidomos për atmosferën tradicionale në të cilën është realizuar fotografia dhe për mesazhin që reperi ka përcjellë përmes përshkrimit.Oda shqiptare është prej kohësh një simbol i mikpritjes, kuvendimit dhe ruajtjes së traditave, ndërsa fotografia e Capital T në këtë ambient është pritur me interes nga ndjekësit e tij.Fansat e tij e pritën me shumë pozitivitet postimin, duke e mbushur atë me komente dhe reagime mbështetëse.
TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0