IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Burri që kaloi dekada në “korridorin e të dënuarve me vdekje” në Utah lirohet pas provave të ADN-së

Rasti i 71-vjeçarit Douglas Stewart Carter, i cili u lirua në Utah pas 41 vitesh në burg dhe në pritje të dënimit me vdekje, është vetëm një prej shembujve të shumtë që tregojnë pasojat e rënda të dënimeve të gabuara në Shtetet e Bashkuara. Carter u dënua në vitin 1985 për vrasjen e Eva Olesen […]

Članaka
2
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Një jetë pas hekurash pa pasur faj! Të dhëna tronditëse në SHBA, 100 persona vuajtën mbi 4100 vite në burg gabimisht

Rasti i 71-vjeçarit Douglas Stewart Carter, i cili u lirua në Utah pas 41 vitesh në burg dhe në pritje të dënimit me vdekje, është vetëm një prej shembujve të shumtë që tregojnë pasojat e rënda të dënimeve të gabuara në Shtetet e Bashkuara. Carter u dënua në vitin 1985 për vrasjen e Eva Olesen […]

BalkanWebIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Burri që kaloi dekada në “korridorin e të dënuarve me vdekje” në Utah lirohet pas provave të ADN-së

Një 71-vjeçar, Douglas Stewart Carter, është liruar nga burgu pas dekadash të kaluara “në radhë për vdekje” në Utah, SHBA. Siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Carter ishte dënuar për vrasjen e Eva Olesen në vitin 1985, por gjithmonë ka deklaruar se është i pafajshëm. Dhe së fundmi, Gjykata e Lartë e Utah urdhëroi një gjyq të ri, duke përmendur edhe keqpërdorime nga hetuesit gjatë procesit fillestar. Siç theksohet më tej, kjo pasi që analizat e reja të ADN-së nuk e lidhin Carterin me gjakun e gjetur në dorezën e një dere dhe as me materialin gjenetik të marrë nga thika e përdorur në krim. Dy dëshmitarë që kishin deklaruar se Carter ishte mburrur për vrasjen më vonë i tërhoqën dëshmitë e tyre. Carter ka thënë se rrëfimi i tij i nënshkruar ishte dhënë nën presion dhe kërcënime nga policia. Prokuroria ka hequr dorë nga kërkesa për dënim me vdekje dhe po rishqyrton provat e mbetura në këtë çështje. Ndërkohë, Carter do të qëndrojë i lirë me kusht, do të mbajë monitorim GPS dhe do të presë zhvillimet për gjyqin e ri. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 2 od 2 članaka