IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Pamer: Maqedonia do të marrë 140 milionë euro përmes Planit të Rritjes

Përfaqësuesi i studentëve, Mevlan Ademi, pret që në takimin e së hënës të përballet me profesorin Shasivari, e jo me ministrin, duke rikujtuar qëndrimet e tij të mëparshme në mbështetje të të drejtave gjuhësore të studentëve shqiptarë. Ademi, gjatë intervistës në Alsat, theksoi se Shasivari, para se të merrte detyrën e ministrit, kishte deklaruar se studentëve shqiptarë po u mohohej një e drejtë kushtetuese. Nisur nga kjo, ai ngriti dilemë nëse kanë ndryshuar qëndrimet e ministrit apo dispozitat ligjore dhe kushtetuese që garantojnë barazinë gjuhësore në vend.“Shpresoj ditën e hënë të mos e takoj ministrin Shasivari, por profesorin Shasivari, i cili para se të bëhej ministër mbante një qëndrim shumë korrekt ndaj studentëve me qëndrimet e tij, me ato që i thoshte. Ai vetë tha se z. Fillkov e ka pasur shansin që ai të arrij një barazi gjuhësore në RMV, duke u bazuar në Kushtetutë dhe ligj, ishte ai që e tha këtë. Ishte ai që tha se studentëve shqiptarë u mohohet e drejta kushtetuese. Sot a ndryshoi figura aty, apo ndryshoi ligji e kushtetuta”- deklaroi Ademi. /Alsat.mk

Članaka
250
Autora
0
Izvora
13
U posljednjih 7 dana
47

Učitavamo…

Izvještaj

Ademi i bën thirrje Jeton Shasivarit: Të hënën dua të takoj profesorin, jo ministrin

Përfaqësuesi i studentëve, Mevlan Ademi, pret që në takimin e së hënës të përballet me profesorin Shasivari, e jo me ministrin, duke rikujtuar qëndrimet e tij të mëparshme në mbështetje të të drejtave gjuhësore të studentëve shqiptarë. Ademi, gjatë intervistës në Alsat, theksoi se Shasivari, para se të merrte detyrën e ministrit, kishte deklaruar se studentëve shqiptarë po u mohohej një e drejtë kushtetuese. Nisur nga kjo, ai ngriti dilemë nëse kanë ndryshuar qëndrimet e ministrit apo dispozitat ligjore dhe kushtetuese që garantojnë barazinë gjuhësore në vend.“Shpresoj ditën e hënë të mos e takoj ministrin Shasivari, por profesorin Shasivari, i cili para se të bëhej ministër mbante një qëndrim shumë korrekt ndaj studentëve me qëndrimet e tij, me ato që i thoshte. Ai vetë tha se z. Fillkov e ka pasur shansin që ai të arrij një barazi gjuhësore në RMV, duke u bazuar në Kushtetutë dhe ligj, ishte ai që e tha këtë. Ishte ai që tha se studentëve shqiptarë u mohohet e drejta kushtetuese. Sot a ndryshoi figura aty, apo ndryshoi ligji e kushtetuta”- deklaroi Ademi. /Alsat.mk

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Klekovski: Terapia për sklerozën multiple më pranë pacientëve, në Klinikën e Neurologjisë ka rreth 2.000 pacientë me këtë sëmundje

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë, u prezantuan protokollet për terapinë e dispenzuar për sklerozën multiple, në prani të drejtorëve të Klinikës Universitare të Neurologjisë, Spitalit Special për Ortopedi dhe Traumatologji „Shën Erazmo“ – Ohër, Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“ – Shkup dhe Spitalit Klinik të Shtipit.Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën e Neurologjisë ndiqen rreth 2.000 pacientë me sklerozë multiple, nga të cilët rreth 1.800 janë në trajtim aktiv, ndërsa numri i rasteve të reja të diagnostikuara është në rritje – vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 115 raste të reja."Aktualisht, 835 pacientë nga 48 komuna trajtohen me barna imunomoduluese të përfshira në procesin e dispenzimit dhe të gjithë e marrin ose e tërheqin terapinë në Klinikën në Shkup. Prej tyre, 491 jetojnë jashtë rajonit të Shkupit dhe shumë prej tyre udhëtojnë çdo muaj, shpesh të shoqëruar nga një person tjetër. Kjo nënkupton shpenzime, mungesë nga puna dhe ngarkesë shtesë për personat që vuajnë nga një sëmundje kronike"."Decentralizimi mundëson ofrimin e shërbimeve për më shumë pacientë, pa e kthyer Klinikën në një pikë pengese“, theksoi ministri Klekovski, duke shtuar se buxheti për barnat për sklerozën multiple këtë vit arrin shumën rekord prej 451 milionë denarësh."Ky është një model. Ai paraqet lehtësim për pacientët, të cilët do ta marrin terapinë më afër vendbanimit të tyre, por edhe një mundësi për avancimin e punës së profesionistëve shëndetësorë në spitalet rajonale, kompetencat e të cilëve zgjerohen. Natyrisht, ky është një model edhe për fusha të tjera, siç është onkologjia“, deklaroi ministri Klekovski.Drejtori i Klinikës Universitare të Neurologjisë, Jovan Bozhinovski, theksoi se kjo nismë është përgjigje ndaj kërkesave shumëvjeçare të Shoqatës për Luftën Kundër Sklerozës Multiple."Rregullorja përcakton barnat, kompetencat, kushtet për qendrat dhe procedurën, ndërsa përmes protokollit secili spital merr përsipër veçmas detyrimet që i tako

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Autobusët e parë elektrikë në Maqedoni do të mbërrijnë në janar të vitit 2027

Autobusët e parë elektrikë dhe miqësorë me mjedisin do të mbërrijnë në janar të vitit të ardhshëm. Furnizimi është i suksesshëm dhe presim që autobusët të kenë ndikim në uljen e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në komuna të tjera. Pati përpjekje për të manipuluar këtë prokurim publik, por krahasimet janë të ndryshme dhe nuk korrespondojnë me të njëjtin lloj autobusësh, tha zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski."Prokurimi është për 150 autobusë. Natyrisht, interesi është më i madh për Shkupin, por nuk dua të harrojmë komunat e tjera. Edhe komunat e tjera do të marrin autobusë, ato që kanë transport publik të organizuar urban. Tani, nëse nuk ju shqetëson, do të rendis disa: Kumanova do të marrë, Shtipi do të marrë, Shumica do të marrë, Gjevgjelia, Kavadari, Prilepi, Manastiri, Ohri, Gostivari, Tetova. Lista do të publikohet.Qyteti i Shkupit kërkoi 250 autobusë, komunat kërkuan 89, kështu që nëse shikoni proporcionalisht, komunat jashtë Shkupit janë në një pozicion më të mirë se qyteti i Shkupit, por kaq ishin mundësitë buxhetore në këtë moment.Sipas dinamikës, autobusët e parë duhet të dorëzohen brenda 6 muajve nga nënshkrimi i kontratës, kontrata u nënshkrua në fillim të shtatorit, por kemi një premtim nga fituesi i tenderit publik prokurimi që do të shohim autobusët e parë në Shkup në janar”, tha Nikoloski në "Kanal5".Në pyetjen në lidhje me prokurimin nga organizatat e shoqërisë civile, Nikolloski u përgjigj se krahasimet janë një përpjekje për manipulim dhe nuk korrespondojnë me llojin e autobusëve./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Mickoski për zgjedhjet e parakohshme: Është e mundur, kurrë mos thuaj kurrë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se kjo është e mundur, se kurrë nuk duhet thënë kurrë, por Qeveria punon për një mandat katërvjeçar, ndonëse OBRM-PDUKM-ja, si parti, është gjithmonë e gatshme për zgjedhje.Mickoski për "TV21" shtoi se në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë, pasi ky është gabimi më i madh që bëjnë individë të caktuar, përkatësisht se gjithmonë duhet ta mbani derën paksa të hapur për çdo politikë."Ajo që dua të them dhe që e them është se kjo Qeveri ka mandat katërvjeçar. Ja, ne flasim për periudhën deri në fund të mandatit, a mund të jetë paga mesatare 60.000 denarë? Unë them: mundet, po, mundet edhe jo, por do të bëjmë gjithçka për t’iu afruar kufirit prej 60.000 denarësh. Kështu që, si parti politike, jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por punojmë për një mandat të plotë katërvjeçar, për të cilin e kemi fituar legjitimitetin nga qytetarët", theksoi Mickoski.Lidhur me partnerin e koalicionit në Qeveri, VLEN-in, kryeministri Mickoski theksoi se është shumë i kënaqur me ministrat e tyre dhe se gjithçka funksionon në frymën e partneritetit./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 250 članaka