IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Blendi Fevziu takon 117-vjeçaren që pretendohet se është më e moshuara në botë

Agjencia e lajmeve, AFP, i ka kushtuar një raportim Qamile Marrës, 117-vjeçares shqiptare, e cila mund të jetë gruaja më e moshuar në botë.Për një grua të lindur nën sundimin osman, e cila mbushi 36 vjet dy javë para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që i mbijetoi diktaturës komuniste në Shqipëri, fokusi mbetet plotësisht te shijimi i jetës."Jeta është e bukur, si mali i Tomorrit kur lulëzon", tha ajo me një buzëqeshje, duke iu referuar një prej majave më të larta të Shqipërisë, ndërsa qëndronte jashtë shtëpisë së saj në Ferras, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit.E rrethuar nga pemë frutore, Marra e ka kaluar pothuajse gjithë jetën e saj në këtë fshat, duke kultivuar ushqimin e vet dhe duke u kujdesur për bagëtinë."Jeton aq sa ka caktuar Zoti," tha ajo, me fytyrën e rrudhur thellë, të mbuluar nga një shami e bardhë tradicionale.Sipas ditëlindjes së shënuar në disa dokumente zyrtare, 19 gusht 1909, Marra do të ishte dy ditë më e madhe se britanikja Ethel Caterham, e cila njihet nga "Guinness World Records", si gruaja më e vjetër në botë, që është ende gjallë. Vërtetimi përfundimtar i moshës së personave mbi 110 vjeç ("supercentenarianë") mund të jetë i vështirë.Sipas një studimi që fitoi çmimin "Ig Nobel" për vitin 2024 – çmim që u jepet kërkimeve shkencore të pazakonta – shumë nga njerëzit e njohur për jetëgjatësinë e tyre vijnë nga vende ku regjistrimi i të dhënave është i mangët dhe ku dyshohet për mashtrime me pensionet.Megjithatë, Marra disponon një sërë dokumentesh që duket se e konfirmojnë moshën e saj.Të afërmit e saj kanë kontaktuar "Guinness"-in dhe zotërojnë një certifikatë lindjeje të lëshuar në vitin 1945, një pasaportë të vitit 1978 dhe një kartë identiteti të kohëve të fundit; të gjitha këto dokumente tregojnë të njëjtën ditëlindje.Mosha e saj i habiti madje edhe autoritetet vendore, të cilat ia ndërprenë pensionin kur ajo mbushi 100 vjeç, sipas djalit të saj 80-vjeçar, Hysenit."Ata nuk besonin se nëna ime ishte ende gjallë," tha ai, du

Članaka
4
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
2

Učitavamo…

Izvještaj

AFP i kushton shkrim 117-vjeçares nga Shqipëria, dokumentet mund ta bëjnë gruan më të moshuar në botë

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Historia e 117-vjeçares shqiptare në sytë e mediave ndërkombëtare, mund të jetë gruaja më e vjetër në botë

Agjencia e lajmeve, AFP, i ka kushtuar një raportim Qamile Marrës, 117-vjeçares shqiptare, e cila mund të jetë gruaja më e moshuar në botë. Për një grua të lindur nën sundimin osman, e cila mbushi 36 vjet dy javë para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që i mbijetoi diktaturës komuniste në Shqipëri, fokusi […]

IndeksonlineIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare

Qamile Metan Marra, 117-vjeçarja shqiptare që është bërë e njohur si një prej grave më të moshuara në botë, do të përfitojë një pension të posaçëm shtetëror. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas vëmendjes së madhe që mori historia e saj në Shqipëri dhe jashtë vendit. Marra, e lindur më 19 gusht 1909, […]

IndeksonlineIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Blendi Fevziu takon 117-vjeçaren nga Shqipëria që pretendohet se është më e moshuara në botë

Gazetari Blendi Fevziu ka takuar në Shqipëri një grua për të cilën pretendohet se është personi më i moshuar në botë, me 117 vjet e 39 ditë jetë.Fevziu ka publikuar pamje nga takimi, ndërsa ka prezantuar edhe dokumentet që, sipas tij, dëshmojnë moshën e gruas në fjalë.Sipas të dhënave të paraqitura, Qamile Marra ka lindur me 19 gusht 1909, çka do ta bënte atë personin më të moshuar që jeton aktualisht në botë, nëse të dhënat konfirmohen edhe nga organizatat ndërkombëtare që verifikojnë rekordet e jetëgjatësisë.Gazetari shqiptar ka sjellë nga afër historinë e 117-vjeçares, duke publikuar edhe pamje të dokumenteve që tregojnë të dhënat e saj personale dhe datëlindjen.Megjithatë, njohja e saj si personi më i moshuar në botë kërkon një proces të veçantë të verifikimit të moshës dhe dokumentacionit nga organizatat ndërkombëtare që merren me rekordet e jetëgjatësisë.Nëse dokumentacioni i prezantuar konfirmohet sipas këtyre standardeve, Qamile Marra mund të njihet zyrtarisht si personi më i moshuar në botë./Telegrafi/E BUJSHME Personi më i moshuar i botës banon në Shqipëri. Ka lindur 117 vjet e 39 ditë më parë… The world’s oldest person lives in Albania. Born 117 years and 39 days ago…#blendifevziu pic.twitter.com/AxubLNYopI — Blendi Fevziu (@BlendiFevziu) September 28, 2026

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 4 članaka