IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Ari e nis javën me rënie të ndjeshme – nafta dhe presionet e normave të interesit forcohen

Deficiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti në 1.99 trilionë dollarë në vitin fiskal 2026, duke shënuar nivelin më të lartë në pesë vjet dhe duke vënë në pikëpyetje premtimet e presidentit amerikan, Donald Trump për uljen e shpenzimeve qeveritare.Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti amerikan i Thesarit, deficiti u rrit për 217 miliardë dollarë krahasuar me vitin paraprak, kur kishte arritur në 1.78 trilionë dollarë. Kjo është shifra e tretë më e lartë e deficitit vjetor në historinë e vendit.Gjatë vitit fiskal që përfundoi më 30 shtator, shpenzimet federale arritën në një rekord prej 7.4 trilionë dollarësh, 6 për qind më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, të ardhurat e qeverisë u rritën për 3 për qind, duke arritur në 5.4 trilionë dollarë, shkruan newyorktimes.Një nga faktorët kryesorë që ndikoi në rritjen e deficitit ishte kostoja gjithnjë e më e lartë e shërbimit të borxhit publik. Shpenzimet për interesat e borxhit arritën në 1.36 trilionë dollarë, një rekord i ri dhe një rritje prej 12 për qind krahasuar me vitin paraprak.Presion shtesë mbi buxhetin krijuan edhe të ardhurat më të ulëta nga tarifat doganore. Pas një vendimi të Gjykatës Supreme amerikane që rrëzoi një pjesë të tarifave të vendosura nga Trumpi, qeveria u detyrua të kthejë rreth 145 miliardë dollarë. Si pasojë, të ardhurat neto nga tarifat ranë për 11 për qind, në rreth 173 miliardë dollarë.Deficiti përbënte rreth 6.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të SHBA-së, krahasuar me 5.8 për qind në vitin fiskal 2025. Ndërkohë, borxhi kombëtar amerikan kishte kaluar tashmë shifrën prej 40 trilionë dollarësh.Shifrat nxjerrin në pah vështirësitë e administratës Trump për të frenuar rritjen e deficitit, pavarësisht premtimeve për disiplinë fiskale dhe ulje të shpenzimeve. Rritja e kostove të borxhit dhe zgjerimi i shpenzimeve federale vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi financat publike të SHBA-së. /Telegrafi/

Članaka
104
Autora
0
Izvora
11
U posljednjih 7 dana
30

Učitavamo…

Izvještaj

Deficiti buxhetor i SHBA-së i afrohet dy trilionë dollarëve

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Metodologjia e Eurostat, inflacioni në shtator 2.7%, ushqimet japin ndikimin më të madh

Çmimet e shërbimeve të argëtimit, sportit dhe kulturës, si dhe ato të transportit, kanë shënuar rritjet më të larta gjatë shtatorit 2026, ndërsa ushqimet vazhdojnë të japin ndikimin më të madh në inflacion, për shkak të peshës së tyre të lartë në shpenzimet e konsumit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, inflacioni i matur […] The post Metodologjia e Eurostat, inflacioni në shtator 2.7%, ushqimet japin ndikimin më të madh appeared first on Revista Monitor.

Monitor.alIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Qëndrimet në strukturat akomoduese në gusht u rritën tre herë më pak se një vit më parë

Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese kanë parë një ngadalësim të ndjeshëm të aktivitetit në kulmin e sezonit veror, si për numrin e vizitorëve ashtu dhe të net qëndrimeve, me rritjen e të dy këta treguesve që ishin tre herë më të ulëta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. INSTAT raportoi […] The post Qëndrimet në strukturat akomoduese në gusht u rritën tre herë më pak se një vit më parë appeared first on Revista Monitor.

Monitor.alIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Përmbyset harta e borxhit në Eurozonë, kostot e huamarrjes sfidojnë pritshmëritë

Qeveritë e Eurozonës po përgatiten për emetime rekord obligacionesh në vitin 2027, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëron se kostot e huamarrjes kanë arritur nivelin më të lartë në dy dekada. Imagjinoni një investitor që ra në gjumë gjatë verës së vitit 2012, në kulmin e krizës së euros, dhe zgjohet mëngjesin e sotëm. Ai […] The post Përmbyset harta e borxhit në Eurozonë, kostot e huamarrjes sfidojnë pritshmëritë appeared first on Revista Monitor.

Monitor.alIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 104 članaka