Berlini mund të bëhet me kryetarin e parë me origjinë turke pas fitores së Elif Eralp-it
Berlini mund të ketë për herë të parë një kryebashkiake me origjinë turke, pasi Elif Eralp, 45-vjeçare dhe kandidate e Die Linke, udhëhoqi partinë drejt fitores në zgjedhjet e landit të Berlinit.Die Linke mori 25.7 për qind të votave, rezultati më i mirë i saj në Berlin, duke më shumë se dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2023. CDU-ja mori 18.8 për qind, AfD-ja 16.3 për qind, të Gjelbrit 14.3 për qind dhe SPD-ja 12.1 për qind.Eralp e festoi fitoren mes mbështetësve, duke iu drejtuar turmës edhe në gjuhën turke dhe duke deklaruar se së bashku “kanë bërë histori”.“Ne të gjithë jemi pjesë e këtij qyteti, e këtij vendi. Nga sot, ne do ta ndryshojmë së bashku Berlinin”, tha ajo, transmeton Telegrafi.Eralp është vajza e një çifti që u largua nga Turqia pas presioneve politike ndaj babait të saj, i cili ishte aktivist i majtë dhe sindikalist gjatë periudhës së grushtit të shtetit të vitit 1980.Ajo u rrit në Hamburg, studioi drejtësi dhe më pas punoi për grupin parlamentar të Die Linke në Bundestag. Në vitin 2025 u bë nënkryetare e organizatës së partisë në Berlin.Gjatë fushatës, Eralp e vendosi krizën e banesave dhe rritjen e qirave në qendër të programit të saj. Ajo ka mbështetur planin për të kaluar në pronësi publike rreth 220 mijë banesa që aktualisht menaxhohen nga kompani private.Fitorja e Die Linke hap tani rrugën për negociata koalicioni dhe Eralp është në garë për postin e kryebashkiakes qeverisëse të Berlinit, por formimi i qeverisë së re do të varet nga bisedimet mes partive.Në të njëjtën kohë, fitorja është shoqëruar me debat të fortë rreth qëndrimeve të Die Linke ndaj konfliktit Izrael-Palestinë. Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, ka akuzuar partinë për deklarata antisemitike dhe u ka bërë thirrje partive të tjera të mos hyjnë në koalicion me të. Die Linke dhe zyrtarët e saj i kanë kundërshtuar këto akuza dhe thonë se luftojnë kundër antisemitizmit, racizmit dhe formave të tjera të diskriminimit.Eralp ka mbështetur komun
