IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

BE-ja zgjat mandatet e misioneve civile në territoret palestineze

Bashkimi Evropian sot zgjati mandatet e misioneve të tij për asistencë kufitare dhe policore në territoret palestineze për nëntë muaj, deri më 30 qershor 2027.Këshilli i BE-së njoftoi zgjatjen e mandatit të Misionit të BE-së për Asistencë Kufitare në pikën e kalimit Rafah (EUBAM Rafah) dhe Misionit Policor të BE-së për Territoret Palestineze (EUPOL COPPS).Vendimi pasoi përfundimet e miratuara nga liderët e BE-së në qershor, të cilët rikonfirmuan angazhimin e bllokut ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe një "paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme" të bazuar në zgjidhjen me dy shtete, tha Këshilli në një deklaratë.BE-ja përsëriti gatishmërinë për të ndihmuar në zbatimin e një plani gjithëpërfshirës paqeje për Gazën, përfshirë përmes dy misioneve. Zgjatja pasoi një rishikim strategjik nga Shërbimi Evropian për Veprimin e Jashtëm, i miratuar nga Komiteti Politik dhe i Sigurisë i BE-së ndërsa u bazua në letrat e Autoritetit Palestinez dhe Izraelit, sipas deklaratës.EUBAM Rafah mbështet zhvillimin e menaxhimit efektiv dhe të qëndrueshëm të kufirit në pikën e kalimit Rafah dhe u themelua në vitin 2005. EUPOL COPPS, i themeluar në vitin 2006 ndihmon përpjekjet palestineze për forcimin e institucioneve të policisë dhe drejtësisë penale. /AA/

Članaka
2
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

BE-ja zgjat mandatet e misioneve civile në territoret palestineze

Bashkimi Evropian të hënën zgjati mandatet e misioneve të saj të ndihmës kufitare dhe policore në territoret palestineze për nëntë muaj, deri më 30 qershor 2027. Këshilli i BE-së njoftoi rinovimin e Misionit të Ndihmës Kufitare të BE-së për Pikën e Kalimit të Rafah-ut, EUBAM Rafah, dhe Misionit Policor të BE-së për Territoret Palestineze, EUPOL […] The post BE-ja zgjat mandatet e misioneve civile në territoret palestineze appeared first on Euronews Albania.

Euronews AlbaniaIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 2 od 2 članaka