Tensionet mes Argjentinës dhe Britanisë për Ishujt Falkland, të njohur në Argjentinë si Malvinas, po përshkallëzohen sërish, këtë herë për shkak të projekteve të naftës në brigjet e arkipelagut.Presidenti argjentinas Javier Milei i ka dhënë Britanisë një afat prej dy javësh për të ndalur projektin e naftës Sea Lion, duke paralajmëruar se në të kundërtën Buenos Airesi do të ndërmarrë hapa ligjorë ndërkombëtarë.Milei tha se ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme dhe ekipet ligjore të përgatisin nisjen e një procedure arbitrazhi ndërkombëtar, nëse aktivitetet e lidhura me projektin nuk ndalen brenda afatit, transmeton Telegrafi.Ai e akuzoi projektin për “shfrytëzim të paligjshëm” të burimeve natyrore të Argjentinës dhe paralajmëroi se çështja mund të dërgohet edhe në Tribunalin Ndërkombëtar për të Drejtën e Detit, me seli në Hamburg.Përplasja lidhet me fushën Sea Lion, e cila ndodhet rreth 140 milje në veri të Ishujve Falkland dhe vlerësohet të përmbajë rreth 1.7 miliardë fuçi naftë. Projekti drejtohet nga kompania izraelite Navitas Petroleum, e cila zotëron 65 për qind, ndërsa britanikja Rockhopper Exploration kontrollon 35 për qind.Kompani të dyja këmbëngulin se kanë licenca të vlefshme për kërkimin dhe nxjerrjen e naftës, të lëshuara nga autoritetet e Ishujve Falkland, të cilët janë territor britanik përtej detit me vetëqeverisje. Kompanitë kanë thënë gjithashtu se nuk presin që masat e Argjentinës të pengojnë zhvillimin e projektit.Sipas planit aktual, nxjerrja e parë e naftës nga Sea Lion pritet të nisë në vitin 2028, me një prodhim fillestar prej rreth 50 mijë fuçish në ditë.Për Buenos Airesin, megjithatë, çdo aktivitet ekonomik në zonën e diskutueshme është i paligjshëm pa autorizimin e Argjentinës. Qeveria e Mileit ka ndërmarrë tashmë hapa të tjerë ligjorë: në fillim të shtatorit paraqiti një kallëzim penal kundër Navitas Petroleum dhe drejtuesve të saj, duke i akuzuar për operim pa autorizim argjentinas.Kjo është pjesë e një fushate më të gjerë të Mileit për të kund
TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0