IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

“Zgjerimi projekt politik”, ambasadorja e BE-së: Shqipëria të çojë deri në fund reformat e nisura

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me përfundimet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.Hoxha shkruan se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të vazhduar reformat dhe për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i negociatave. Postimi i plotë:Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret përfundimet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Ne e vlerësojmë riafirmimin e qartë se zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës. Ky është një mesazh i rëndësishëm në një kohë kur Bashkimi Evropian duhet të forcojë më tej unitetin e tij, aftësinë e tij për të vepruar dhe sovranitetin evropian. Ne gjithashtu mirëpresim riafirmimin e parimit meritë, sipas të cilit çdo vend kandidat përparon në procesin e pranimit në bazë të progresit të vet.Shqipëria ka qenë dhe mbetet plotësisht e përkushtuar për të vazhduar reformat me vendosmëri, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, dhe për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i negociatave. Progresi ynë do të matet dhe vlerësohet në bazë të punës, performancës dhe rezultateve tona.Në thelb, përfundimet e Këshillit Evropian forcojnë më tej bindjen se zgjerimi është sot në zemër të agjendës strategjike evropiane dhe se perspektiva e pranimeve të reja po bëhet gjithnjë e më konkrete. Për Shqipërinë, si një nga vendet në ballë të këtij procesi, përgjigjja duhet të jetë e qartë: të vazhdojë, pa humbur kohë, me vendosmëri dhe përgjegjësi, reformat dhe negociatat, përmes të cilave do të arrijë gatishmëri të plotë për anëtarësim. Ky është një shans historik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk kemi qenë kurrë më afër realizimit të aspiratës sonë më të madhe dhe më të qëndrueshme kombëtare, kërkesës së kahershme të të rinjve dhe të të gjithë shoqërisë shqiptare: Shqipëria në Evropë.Po anëtarësimi nuk

Članaka
45
Autora
0
Izvora
9
U posljednjih 7 dana
12

Učitavamo…

Izvještaj

Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

TelegrafiIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Ferit Hoxha mirëpret konkluzionet e Këshillit Evropian: Zgjerimi i BE-së, një shans historik për Shqipërinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret konkluzionet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë proces si një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit. Në reagimin e saj, MEPJ-ja vlerëson riafirmimin e parimit të meritës, sipas të cilit përparimi i vendeve kandidate drejt […]

IndeksonlineIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më pranë anëtarësimit”, ministri Hoxha: Dora e zgjatur e BE-së duhet shtrënguar fort

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka mirëpritur konkluzionet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian, duke theksuar se Shqipëria duhet të vijojë me vendosmëri reformat dhe negociatat për anëtarësim. Në reagimin e tij, Hoxha vlerëson riafirmimin e zgjerimit si një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe…

Lajmi.netIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me përfundimet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Hoxha shkruan se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të vazhduar reformat dhe për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i negociatave. Ai […] The post Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë appeared first on Euronews Albania.

Euronews AlbaniaIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 45 članaka