IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Alarmante: 17 të vdekur në vende pune vetëm këtë vit

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat për punëtorët teknikë që kryejnë shërbime në shkollat fillore e të mesme por megjithatë jo sa paga minimale.Azemi në emisionin “tre8tre” ka bërë...

Članaka
23
Autora
0
Izvora
8
U posljednjih 7 dana
14

Učitavamo…

Izvještaj

Vdekja e punëtorit në Ferizaj, ndalohet një person prej 48 orësh

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.Sipas njoftimit për media thuhet se rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e një punëtori në Ferizaj, policia jep detaje "Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti", thuhet në njoftim.Tutje bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 6
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj, dyshohet se u rrëzua nga 7 metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se humbi jetën pasi u rrëzua gjatë punimeve ndërtimore. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:50, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj. Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth shtatë…

Lajmi.netIzvori: 6
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Vdekja e një punëtori në Ferizaj, policia jep detaje

Një person ka humbur jetën të hënën në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth shtatë metrash derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 15:50, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.Në raport bëhet e ditur se ekipi mjekësor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e viktimës.Ndërkaq, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 6
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 23 članaka