#85: Shëndeti në rend të parë – Muharrem Hajdari, ortoped
- Članaka
- 7
- Autora
- 0
- Izvora
- 1
- U posljednjih 7 dana
- 5
Učitavamo…
Dhëmbi duhet të gërryhet sa më pak? Flet specialistja e protetikës stomatologjike, Rajmonda Halili
Gryerja e dhëmbëve para vendosjes së kurorave, urave apo punimeve estetike është një nga shqetësimet më të shpeshta të pacientëve.Por sipas Rajmonda Halilit, specialiste e protetikës stomatologjike, parimi kryesor në stomatologjinë moderne duhet të jetë ruajtja sa më e madhe e strukturës natyrale të dhëmbit.Për këtë temë, Halili ka folur në podcastin “Shëndeti në rend të parë” i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati, ku u diskutua për shëndetin dhe estetikën e buzëqeshjes, me fokus te urat dentare, kurorat dhe vinerët. E pyetur se sa duhet të gërryhet dhëmbi dhe pse një stomatolog mund të largojë më shumë strukturë të dhëmbit sesa një tjetër për të njëjtën kurorë, Halili tha se kjo është një nga pikat më të ndjeshme për të si specialiste.“Këtë pyetje që ma ke bërë, më ke prekur në pikën më të ndjeshme timen”, u shpreh ajo.Halili theksoi se ajo njihet nga pacientët si një specialiste që synon të gërryejë sa më pak që është e mundur, duke ruajtur strukturën e dhëmbit.“Unë njihem edhe pacientët më njohin si një specialiste e cila gërryen më së paku që është e mundur”, tha ajo. Sipas saj, gjatë gjithë specializimit është edukuar me parimin se gryerja duhet të jetë sa më minimale dhe të bëhet vetëm kur është absolutisht e nevojshme. "Urat dentare, estetika dhe gabimet që mund ta dëmtojnë buzëqeshjen" - stomatologia Rajmonda Halili në “Shëndeti në rend të parë” “Krejt specializimin tim jemi shkolluar në atë formë që gryerja duhet të jetë sa më minimale, vetëm në rast se është patjetër e nevojshme”, tha Halili. Sipas saj, kur një pacient ka strukturë të shëndoshë të dhëmbit, mjeku duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe të largojë sa më pak ind dentar.“Tek secili njeri që e ka një strukturë të dhëmbit të shëndoshë, atëherë ne duhet të gërryejmë sa më pak”, tha ajo. Halili sqaroi se gryerja minimale kërkon njohje të avancuar të teknikave të ngjitjes, në mënyrë që punimet protetike të kenë qëndrueshmëri të gjatë edhe pa dëmtuar shumë dhëmbin.“Kur gër
"Urat dentare, estetika dhe gabimet që mund ta dëmtojnë buzëqeshjen" - stomatologia Rajmonda Halili në “Shëndeti në rend të parë”
Shëndeti dhe estetika e buzëqeshjes janë bërë ndër temat më të diskutuara në stomatologjinë moderne, sidomos në kohën kur shumë pacientë kërkojnë zgjidhje të shpejta për dhëmbë më të bukur, më të bardhë dhe më funksionalë.Për këtë temë ka folur Rajmonda Halili, specialiste e protetikës stomatologjike, në episodin e 92-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati. Në këtë episod u diskutua për urat dentare, kurorat, vinerët, gryerjen minimale, gabimet gjatë trajtimit, mirëmbajtjen dhe jetëgjatësinë e punimeve protetike. - YouTube www.youtube.com Halili shpjegoi se pacientët shpesh i ngatërrojnë termat kurorë, urë dhe viner, ndonëse këto punime nuk janë e njëjta gjë dhe përdoren në raste të ndryshme.Sipas saj, ura dentare vendoset kur pacientit i mungojnë dhëmbët dhe duhet të plotësohet hapësira e krijuar.“Një urë dentare është një punim indirekt, i cili krijohet në gojën e pacientit kur atij pacienti i mungojnë dhëmbët”, tha ajo.Ndërsa kurora vendoset kur dhëmbi ekziston, por është i dëmtuar, i shkatërruar ose ka një problem estetik që nuk mund të korrigjohet me restaurime të tjera. Vinerët, nga ana tjetër, vendosen vetëm në pjesën e përparme të dhëmbëve dhe zakonisht kërkojnë gryerje më të vogël.Një nga mesazhet kryesore të Halilit ishte rëndësia e ruajtjes së strukturës së dhëmbit. Ajo theksoi se gryerja duhet të bëhet vetëm kur është e domosdoshme dhe sa më minimale që të jetë e mundur.“Krejt specializimin tim jemi shkolluar në atë formë që gryerja duhet të jetë sa më minimale”, tha Halili.Ajo shtoi se është “ruajtëse e strukturës së dhëmbit”, sidomos te moshat e reja, ku dëmtimi i panevojshëm mund të ketë pasoja afatgjata.Sipas saj, stomatologjia moderne po avancon drejt preparimeve minimale, ndërsa pacientët duhet të informohen mirë para se të marrin vendime për trajtime estetike.“Sot stomatologjia e re avancon kah mosgryerja, kah gryerja minimale”, tha ajo.Halili paralajmëroi se shumë të rinj, t
#92: Shëndeti në rend të parë – Rajmonda Halili, specialiste e protetikës stomatologjike
Prikazano 4 od 7 članaka



