IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

70,500 euro shpërblime për sportistët dhe trajnerët e Kosovës pas Lojërave Mesdhetare

Sportistët që përfaqësuan Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 janë nderuar me mirënjohje dhe shpërblime për rezultatet e arritura në këtë ngjarje të rëndësishme sportive. Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sportistët kosovarë pas kthimit të tyre në vend dhe i vlerësoi për paraqitjet e tyre, të cilat i sollën Kosovës gjithsej pesë…

Članaka
5
Autora
0
Izvora
5
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

​Medalistët kosovarë shpërblehen pas suksesit në Taranto 2026

Sportistët që përfaqësuan Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 janë nderuar me mirënjohje dhe shpërblime për rezultatet e arritura në këtë ngjarje të rëndësishme sportive. Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sportistët kosovarë pas kthimit të tyre në vend dhe i vlerësoi për paraqitjet e tyre, të cilat i sollën Kosovës gjithsej pesë…

Lajmi.netIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Sa do të përfitojë secili medalist i Kosovës nga Taranto 2026 pas shpërblimeve të Qeverisë dhe KOK-ut

Medalistët e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të shpërblehen me gjithsej 94,500 euro, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbështetje financiare prej 70,500 eurosh dhe shpërblimit prej 24,000 eurosh që do të ndajë Komiteti Olimpik i Kosovës.Bazuar në dy vendimet, sportistët që kanë fituar medalje të artë do të përfitojnë nga 13,000 euro për secilën medalje, ata me medalje të argjendtë nga 7,000 euro, ndërsa medalistët e bronztë nga 4,000 euro.Kështu, boksierja Donjeta Sadiku dhe karateisti Islam Selmani, të cilët fituan medalje të arta në Taranto, do të përfitojnë nga 13,000 euro secili. Nga medalistët e argjendtë, xhudistja Laura Fazliu do të marrë 7,000 euro, ndërsa peshëngritësi Kianoush Rostami, i cili fitoi dy medalje të argjendta, do të përfitojë gjithsej 14,000 euro.Ndërkohë, katër medalistët e bronztë në xhudo – Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha – do të përfitojnë nga 4,000 euro secili. Përveç sportistëve, shpërblime do të marrin edhe trajnerët e tyre. Sipas vendimit të MS-së dhe KOK-ut, trajnerët përfitojnë 50 për qind të shumës së shpërblimit të medalistit përkatës. Kjo nënkupton se trajneri i një medalisti të artë përfiton 6,500 euro, trajneri i medalistit të argjendtë 3,500 euro, ndërsa trajneri i medalistit të bronztë 2,000 euro.Në rastin e Kianoush Rostamit, i cili fitoi dy medalje të argjendta, përfitimi i sportistit është 14,000 euro, ndërsa shpërblimi për trajnerin përkatës, sipas skemës së KOK-ut për medaljet, llogaritet në 7,000 euro për dy medaljet. Kosova e mbylli pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me nëntë medalje – dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta. Ky është rezultati më i mirë i Kosovës në historinë e pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare, pas katër medaljeve në Tarragona 2018 dhe gjashtë në Oran 2022.Në total, vetëm shpërblimet për sportistët arrijnë në 63,000 euro, ndërsa me shpërblimet për trajnerët shuma e përgjithshme arrin në 94,500 euro, duke përfshirë të dyja skemat e

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Edhe Ministria shpërblen medalistët e Lojërave Mesdhetare

Ministria e Sportit dhe Rinisë (MSR) do t’i mbështesë në shumën prej 70 mijë e 500 euro sportistët dhe trajnerët “për rezultatet dhe medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’”.Kështu ka bërë të ditur ministri i MSR-së, Blerim Gashani “Medalja e artë – 10,000...

KohaIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

70,500 euro shpërblime për sportistët dhe trajnerët e Kosovës pas Lojërave Mesdhetare

Sportistët dhe trajnerët kosovarë që fituan medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të përfitojnë gjithsej 70,500 euro mbështetje financiare. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, i cili tha se sot ka aprovuar mbështetjen financiare për rezultatet e arritura në këtë ngjarje. Sipas Gashanit, shuma është përcaktuar në […]

IndeksonlineIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 5 članaka