IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Lokacije
BS
Regionalni pregled

Pristina

Pristina: vijesti, izvori i lokalni kontekst.

XK
Objavljeni članci
759
Izvori
32
Potpisani autori
…
Lokacije
0

Lokalne priče u fokusu

Učitavamo…

Lokalni izvještaji

Pregled u 10:04
Izvještaj

Arrestohet në Prishtinë shtetasi gjerman i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas gjerman, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane.Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer më 30 tetor, rreth orës 17:40, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera policore.I dyshuari me inicialet T.Y. kërkohej nga autoritetet gjermane për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Shkaktim i lëndimeve të rënda trupore”.Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Arrestohen në Kosovë dy të kërkuar nga Interpoli

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar nga Interpoli. Njëri prej tyre, shtetas gjerman, është arrestuar në Prishtinë.Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë dhe institucionet...

KohaIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Interpoli në Prishtinë dhe Istog

Dy persona të kërkuar përmes Interpolit janë arrestuar nga Policia e Kosovës në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Istog.Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të arrestuarit është shtetas gjerman, ndërsa tjetri shtetas kosovar.I dyshuari me shtetësi gjermane është lokalizuar dhe arrestuar më 30 tetor, rreth orës 17:40, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.Ndërkaq, personi tjetër është arrestuar rreth orës 16:30 në fshatin Dubovë të Istogut.Policia ka bërë të ditur se arrestimet janë realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse.Me vendim të prokurorit, të dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Vdes në QKUK personi që ishte lënduar në aksidentin në Mitrovicë

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa ditë pasi ishte lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicën e Jugut.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 21:25.Viktima, mashkull kosovar, ka ndërruar jetë më 30 tetor, rreth orës 03:43, derisa ishte duke marrë tretman mjekësor në QKUK.Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, bëhet e ditur në raportin policor. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Prikazano 4 od 759 članaka

Znaš lokalnu priču koju treba istražiti?

Pošalji prijedlog uredništvu. Dojava nije javna i za slanje nije potreban račun.