Të një popull që përjeton anomi vërehen fenomene si humbja e besimit në institucione, relativizimi i moralit, rritja e korrupsionit dhe ndjenja e përgjithshme e padrejtësisë sociale. Kjo gjendje po ndikon edhe në shëndetin mendor të popullsisë, duke rritur nivelet e stresit, ankthit dhe depresionit.Ylli H. MehmetiJanë me qindra mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë vendlindjes së tyre. Kjo shifër, përtej statistikës, fsheh brenda saj njërin nga fenomenet më enigmatike dhe ironike të kohës sonë: i njëjti njeri, me të njëjtat duar dhe të njëjtin tru, i cili në Kosovë rrinte kot duke luajtur me lugën e makiatos nëpër kafenetë e qytetit, në Gjermani apo Zvicër zgjohet në orën pesë të mëngjesit për të bërë çdo lloj pune - edhe me orar të zgjatur.Ky paradoks nuk është rastësor. Ai është produkt i një sistemi - ose, më saktë, i mungesës absolute të një sistemi funksional në vendlindje.Sociologu i shquar francez, Émile Durkheim, e quajti anomi atë gjendje shoqërore ku normat sociale dhe morale humbasin forcën e tyre. Kur sistemi korruptohet - kur nepotizmi mposht meritën, kur korrupsioni kthehet në të vetmen rrugëkalim, kur lidhjet familjare e partiake çelin dyer të cilat talenti i pastër nuk i hap dot dhe ku konkurrenca e ndershme nuk ekziston - njeriu, thjesht, ndalon së besuari te puna.Kosova e pasluftës, e tranzicionit të stërzgjatur dhe e reformave të mbetura në gjysmë të rrugës, është shembulli i gjallë i kësaj anomie kolektive. Rinia shqiptare nuk u bë dembele nga natyra; ajo u tregua racionale. Pse të punosh shumë, kur rezultati i jetës tënde nuk varet nga ti, por nga dikush tjetër?Në momentin kur i riu shqiptar vendoset në një shoqëri perëndimore, ndodh një thyerje e fuqishme psikologjike. Ai sheh me sytë e tij distancën midis asaj që ka aktualisht dhe asaj që mund të arrijë nëse përpiqet. Kjo distancë e dukshme dhe e prekshme shndërrohet në karburantin e tij të veprimit.Nuk është se sistemi i ri perëndimor e transformon atë në një "person tjetër" përmes ndonjë magjie
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.