Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përkujtuar gjashtëvjetorin e mbajtjes së babait të tij në paraburgim në Hagë, përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook.Krasniqi ka shprehur dhimbjen për vitet e kaluara larg babait, mallin e familjes dhe pritjen e gjatë për rikthimin e tij në shtëpi.Ai thekson se kjo herë ka qenë edhe më e vështirë për të shkruar për këtë përvjetor, pasi, sipas tij, pas 16 shtatorit gjithçka është bërë më e rëndë, ndërsa koha që po kalon nuk mund të kthehet më.Në postimin e tij, Altin Krasniqi shpreh dhimbjen për faktin se babai i tij po i kalon vitet e pleqërisë larg familjes, duke theksuar se do të meritonte t'i kalonte ato pranë bashkëshortes, fëmijëve dhe njerëzve të dashur.Ai gjithashtu kujton mungesën e të atit në jetën e përditshme familjare, duke thënë se shtëpia, ditët dhe gëzimet nuk janë më të njëjta pa të."Babë, sot u bënë 6 vjet… Asnjëherë nuk e kam pasur më të vështirë se këtë herë të shkruaj për këtë ditë", shkruan ai në fillim të mesazhit.Për më shumë lexoni postimin e plotë të Altin Krasniqit: Babë, sot u bënë 6 vjet…Asnjëherë nuk e kam pasur më të vështirë se këtë herë të shkruaj për këtë ditë. Herëve tjera, sado e rëndë ishte pritja, e mbanim një shpresë në zemër, besonim se në fund do të kishte drejtësia, se një ditë kjo padrejtësi do të merrte fund dhe ti do të ktheheshe në shtëpi. Por pas 16 shtatorit, cdo gje eshte ma e rende.E di, babë, që je plakur. E di që je lodhur. E di se sa e vështirë është ta kalosh çdo ditë të mbyllur, larg familjes, larg shtëpisë, larg njerëzve që të duan. E di se sa shumë të kanë munguar vitet që askush nuk mund të t’i kthejë më. Dhe kjo është ajo që më dhemb më së shumti: vitet që po kalojnë, koha që nuk kthehet dhe ditët që po të ikin atje, larg nesh, në një kohë të jetës kur ti e ke merituar më shumë se kurrë dashurinë e familjes.Ti e ke merituar, babë, që pleqërinë ta kaloje pranë mamit, në shtëpinë, mes fëmijëve e njerëzve të tu. E
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
