PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Komisioni evropianBE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për 72 orët e para të emergjencave
2 min čitanja
Komisioni evropian

BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për 72 orët e para të emergjencave

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komisioni Evropian prezantoi të martën udhëzime të reja për forcimin e gatishmërisë së qytetarëve për situata emergjente, duke u bërë thirrje atyre që të sigurojnë mundësinë për të përballuar nevojat bazë gjatë 72 orëve të para të një krize.Udhëzimet synojnë gjithashtu përfshirjen e edukimit për gatishmërinë ndaj emergjencave në programet mësimore të shkollave, në mënyrë që qytetarët të jenë më të përgatitur për t'u përballur me fatkeqësi dhe kërcënime të ndryshme, transmeton Telegrafi.Masat u prezantuan nga komisionerja evropiane për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhim të Krizave, Hadja Lahbib. Sipas Komisionit, qëllimi është që individët dhe komunitetet të pajisen me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët në raste emergjencash.Një nga prioritetet kryesore është vetëpërballimi për 72 orët e para të krizës. Përmes këtij rekomandimi, qytetarët inkurajohen të përgatiten në mënyrë që të mund të sigurojnë vetë nevojat thelbësore gjatë tri ditëve të para pas një fatkeqësie apo situate tjetër emergjente.Komisioni rekomandon që familjet të krijojnë rezerva me produkte dhe pajisje të domosdoshme, si dhe të përgatisin çanta emergjence që mund të merren me vete në rast evakuimi. Këto masa synojnë të garantojnë qasje në gjërat bazë menjëherë pas një krize, kur shërbimet dhe furnizimet mund të ndërpriten.Një tjetër element i rëndësishëm është edukimi. Udhëzimet u bëjnë thirrje shteteve anëtare që përgatitjen për emergjenca ta përfshijnë në programet mësimore që nga edukimi në fëmijërinë e hershme dhe shkollimi fillor.Po ashtu, Komisioni Evropian njoftoi se planifikon të organizojë çdo vit Ditën e Gatishmërisë së BE-së. Edicioni i parë i kësaj nisme është paraparë të mbahet në tetor të vitit 2027.Këto masa janë pjesë e Strategjisë së Bashkimit Evropian për Gatishmërinë, e miratuar në mars të vitit 2025, e cila synon të forcojë aftësinë e Evropës për të parashikuar, parandaluar dhe përballuar krizat dhe kërcënimet e reja. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komisioni Evropian prezantoi të martën udhëzime të reja për forcimin e gatishmërisë së qytetarëve për situata emergjente, duke u bërë thirrje atyre që të sigurojnë mundësinë për të përballuar nevojat bazë gjatë 72 orëve të para të një krize.Udhëzimet synojnë gjithashtu përfshirjen e edukimit për gatishmërinë ndaj emergjencave në programet mësimore të shkollave, në mënyrë që qytetarët të jenë më të përgatitur për t'u përballur me fatkeqësi dhe kërcënime të ndryshme, transmeton Telegrafi.Masat u prezantuan nga komisionerja evropiane për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhim të Krizave, Hadja Lahbib. Sipas Komisionit, qëllimi është që individët dhe komunitetet të pajisen me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët në raste emergjencash.Një nga prioritetet kryesore është vetëpërballimi për 72 orët e para të krizës. Përmes këtij rekomandimi, qytetarët inkurajohen të përgatiten në mënyrë që të mund të sigurojnë vetë nevojat thelbësore gjatë tri ditëve të para pas një fatkeqësie apo situate tjetër emergjente.Komisioni rekomandon që familjet të krijojnë rezerva me produkte dhe pajisje të domosdoshme, si dhe të përgatisin çanta emergjence që mund të merren me vete në rast evakuimi. Këto masa synojnë të garantojnë qasje në gjërat bazë menjëherë pas një krize, kur shërbimet dhe furnizimet mund të ndërpriten.Një tjetër element i rëndësishëm është edukimi. Udhëzimet u bëjnë thirrje shteteve anëtare që përgatitjen për emergjenca ta përfshijnë në programet mësimore që nga edukimi në fëmijërinë e hershme dhe shkollimi fillor.Po ashtu, Komisioni Evropian njoftoi se planifikon të organizojë çdo vit Ditën e Gatishmërisë së BE-së. Edicioni i parë i kësaj nisme është paraparë të mbahet në tetor të vitit 2027.Këto masa janë pjesë e Strategjisë së Bashkimit Evropian për Gatishmërinë, e miratuar në mars të vitit 2025, e cila synon të forcojë aftësinë e Evropës për të parashikuar, parandaluar dhe përballuar krizat dhe kërcënimet e reja. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…