PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bradley barcolaBarcola shpjegon largimin nga PSG dhe transferimin te Liverpooli
2 min čitanja
Bradley barcola

Barcola shpjegon largimin nga PSG dhe transferimin te Liverpooli

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bradley Barcola ka folur për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës nga Paris Saint-Germaini te Liverpooli, duke pranuar se largimi nga klubi francez nuk ishte aspak i lehtë, por se kishte ardhur momenti për një sfidë të re në karrierën e tij.Sulmuesi francez ka kujtuar me emocione periudhën e kaluar në Paris, ku kaloi vite të rëndësishme dhe fitoi shumë trofe, duke theksuar se kishte krijuar një lidhje të veçantë me bashkëlojtarët dhe klubin. "Për mua, ishte momenti i duhur për t'u larguar nga PSG-ja. Kalova shumë vite të bukura atje dhe fitova një numër të madh trofesh. Por kishte ardhur koha për t'u larguar", deklaroi Barcola.Ai pranoi se ndarja me ish-bashkëlojtarët ishte veçanërisht e vështirë, pasi në klubin parisien kishte krijuar një ambient që i ngjante një familjeje."Ishte mjaft e vështirë, sepse atje ishte krijuar një atmosferë e vërtetë familjare. Kishim ndërtuar diçka shumë të veçantë së bashku. Për më tepër, ishte e vështirë të largohesha dhe t'u thosha lamtumirë bashkëlojtarëve të mi. Por, në fund të fundit, kështu është futbolli", u shpreh ai. Megjithatë, oferta e Liverpoolit ishte një mundësi që sulmuesi francez nuk dëshironte ta humbiste. Barcola theksoi se nuk kishte pasur dilema për t'iu bashkuar skuadrës angleze dhe se është i lumtur me vendimin e marrë."Kur një klub si Liverpooli të kontakton, është diçka e jashtëzakonshme. Nuk pata asnjë dyshim dhe e dija se duhej të vija këtu. Jam i lumtur që jam këtu dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë edhe për PSG-në", përfundoi Barcola. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bradley Barcola ka folur për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës nga Paris Saint-Germaini te Liverpooli, duke pranuar se largimi nga klubi francez nuk ishte aspak i lehtë, por se kishte ardhur momenti për një sfidë të re në karrierën e tij.Sulmuesi francez ka kujtuar me emocione periudhën e kaluar në Paris, ku kaloi vite të rëndësishme dhe fitoi shumë trofe, duke theksuar se kishte krijuar një lidhje të veçantë me bashkëlojtarët dhe klubin. "Për mua, ishte momenti i duhur për t'u larguar nga PSG-ja. Kalova shumë vite të bukura atje dhe fitova një numër të madh trofesh. Por kishte ardhur koha për t'u larguar", deklaroi Barcola.Ai pranoi se ndarja me ish-bashkëlojtarët ishte veçanërisht e vështirë, pasi në klubin parisien kishte krijuar një ambient që i ngjante një familjeje."Ishte mjaft e vështirë, sepse atje ishte krijuar një atmosferë e vërtetë familjare. Kishim ndërtuar diçka shumë të veçantë së bashku. Për më tepër, ishte e vështirë të largohesha dhe t'u thosha lamtumirë bashkëlojtarëve të mi. Por, në fund të fundit, kështu është futbolli", u shpreh ai. Megjithatë, oferta e Liverpoolit ishte një mundësi që sulmuesi francez nuk dëshironte ta humbiste. Barcola theksoi se nuk kishte pasur dilema për t'iu bashkuar skuadrës angleze dhe se është i lumtur me vendimin e marrë."Kur një klub si Liverpooli të kontakton, është diçka e jashtëzakonshme. Nuk pata asnjë dyshim dhe e dija se duhej të vija këtu. Jam i lumtur që jam këtu dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë edhe për PSG-në", përfundoi Barcola. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…