Barcelona“Mund të më kishte ndodhur edhe mua”, ylli i Barcelonës i tronditur nga vdekja e Jesus de Miguel
2 min čitanja
Barcelona
“Mund të më kishte ndodhur edhe mua”, ylli i Barcelonës i tronditur nga vdekja e Jesus de Miguel
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka pranuar se e kishte jashtëzakonisht të vështirë të përqendrohej te futbolli gjatë fitores së së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Aston Villas. Braziliani zbuloi se lajmi për vdekjen tragjike të sulmuesit të Tenerifes, Jesus De Miguel, kishte ndikuar thellë në gjendjen e tij emocionale para ndeshjes.Komuniteti i futbollit spanjoll u trondit të hënën nga lajmi për vdekjen e Jesus De Miguel, në moshën 30-vjeçare. Sulmuesi pësoi arrest kardiak pas një përplasjeje në fushë me portierin e Real Oviedos, Jesus Owono.Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit vendosi të shtyjë për tri ditë të gjitha ndeshjet vendore, ndërsa sfidat e Ligës së Kampionëve vazhduan sipas kalendarit. A mund të përfundojë në burg portieri Owono pasi shkaktoi vdekjen e De Miguel? Ja çfarë thotë ligji Pas përfundimit të ndeshjes, Raphinha foli për Movistar, duke treguar se sa e rëndë ishte për të të zbriste në fushë në rrethana të tilla tragjike. Braziliani ishte dukshëm i prekur dhe zgjodhi të fliste më shumë për tragjedinë njerëzore sesa për fitoren e skuadrës së tij.“Kudo që të jetë De Migueli, shpresoj ta gjejë rrugën e tij. Dua t’i dërgoj forcë familjes së tij… dhe sot nuk dua të flas për futbollin”, u shpreh Raphinha. “Pasi e pashë lajmin, nuk u ndjeva mirë. Në fund të fundit, ai ishte një futbollist si ne. Kjo mund t’i kishte ndodhur kujtdo prej nesh. Mund të më kishte ndodhur edhe mua”, shtoi braziliani.Humbja tragjike e një futbollisti të së njëjtës moshë e preku veçanërisht sulmuesin e Barcelonës. Raphinha e shpjegoi edhe më tej ndikimin që pati kjo ngjarje tek ai.“Është shumë e vështirë të dalësh në fushë dhe të luash një ndeshje në rrethana të tilla. Ai ishte futbollist i së njëjtës moshë me mua. Ndoshta kjo është arsyeja pse më preku kaq shumë”, përfundoi ai./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.